Foto nga takimi

Politikë

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-ve takim me Ramën dhe Begajn në Tiranë, Ambasada e SHBA-ve: Optimizën për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

18 Shtator, 12:22| Përditesimi: 18 Shtator, 12:27

  • Share

Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkewich është takuar këtë javë me kryeministrin Edi Rama, kreun e shtetit Bajram Begaj si dhe udhëheqësit në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë gjatë vizitës së tij në Tiranë për të bashkëkryesuar konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5) 2025.

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka publikuar disa foto nga takimi ndërsa tregon se gjatë takimit Gjenerali Grynkeëich shprehu optimizëm për angazhimin rajonal në ndarjen e përgjegjësive në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit.

“Këtë javë, Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkewich, Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën, u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe udhëheqësit në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë gjatë vizitës së tij në Tiranë për të bashkëkryesuar konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5) 2025. Në konferencën me udhëheqësit ushtarakë të vendeve të Kartës së Adriatikut dhe në takimet e tij dypalëshe, Gjenerali Grynkewich shprehu optimizëm për angazhimin rajonal në ndarjen e përgjegjësive në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit”, shkruan Ambasada amerikane.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?