Luan Hoxha, Sali Berisha dhe Fatmir Mediu

Kronikë

Gjenerali Luan Hoxha, ‘pentito’ në SHBA! Dëshmon në FBI për Gërdecin?

12 Shtator 2021, 17:23| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 17:50

  • Share

TIRANË- Hapja e dosjes Gërdeci nga SPAK me sa duket nuk ka qenë një akt simbolik por operacion i organizuar nga Shtetet e Bashkuara për të vënë para përgjegjësisë penale Shkëlzen Berishën, Fatmir Mediun dhe Sali Berishën.

Një burim i mirëinformuar diplomatik i tha sot Hashtag.al se familjes së Luan Hoxhës dhe atij vetë personalisht përveç mbrojtjes speciale që i është ofruar dhe punësim në strukturat shtetërore amerikane, ku vetë Luan Hoxha ka nisur punë në Pentagon.

Kjo mbrojte dhe ky suport është ofruar vetëm pasi Hoxha ka pranuar që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka rrëfyer në FBI të gjitha lidhjet, dijenitë mbi ndërhyrjet qëllimet dhe përgjegjësitë e zyrtarëve më të lartë qeveritarë dhe familjarëve të tyre mbi biznesit e Gërdecit.

Ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha iku bashkë me familjen e tij në SHBA në Janar të vitit 2012. Në vitin 2013 Hoxha fitoi edhe azilin politik në SHBA.

Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar Hoxhën me 5 vite burg si i përfshirë në çështjen Gërdeci duke ia ulur me 1 vit dënimin që i kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë./Hashtag

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • andon: 13/09/2021 09:41

    Berisha esht gjurme .... ka ku keni ujkun apo nuk ju ben pershtypje . ja ku keni Siçilistin

    Përgjigju
  • Remzi: 13/09/2021 04:47

    Te ben pershtypje qe ky pentitua qenka dhe i denuar me burg!!! Per Gerdecin!!! Qe dhe nje ushtarak i larte iraken qe genjeu SHBA se Sadami i kishte gati raketat berthamore. Por doli kllocke dhe Iraku e hengri. Sadami po e po. Mirpo ky pentitua u justifikua me pas qe ore si tja mbushja mendjen jamerikanit qe te me jepnin strehim politik per vete dhe familjen. Dhe se kishte menduar idioti se jamerika kishte edhe burime te tjera e sdo i binte irakit. Me nje fjale sic thonte dhe rahmetliu, dihet ca i ka parrallis jamerikanit ky Lepri yne....

    Përgjigju
  • andon: 12/09/2021 18:28

    Sajmir Tahiti kur do behet pendito , besoj se jep shum kontribut pendesa e atije.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?