Deputeti i PS, Erion Braçe për Report Tv komenton edhe Akademinë politike të PS. Braçe thotë se ende deputetët e rinj, nuk janë gatti të bëjnë punën e deputetit që javën e parë të shtatorit.
Raziela Myslimaj: Ajo që ju po bëni me shkollën verore në Partinë Socialiste, mendoni që do duhet të ishte një strukturë brenda Kuvendit të Shqipërisë. Pra, ju jeni një nga lektorët, trajnoni deputetët e rinj, që i njihni me organigramën, me mënyrën se si funksionon kuvendi, me rolin që ata do të kenë. Duhet ta bëjë Kuvendi këtë dhe jo Partia Socialiste?
Erion Braçe: Jo në çdo rast mund të qeshë deputet të gatshëm, por duhet të synosh. Të kandidosh njerëz që mund të jenë të gatshëm të bëjnë punën në Kuvend. Në qoftë se listat e mbyllura kishin ndonjë vlerë, kishin vlerë që ti të merrje apo të sillje të sillje në Kuvend njerëz të gatshëm për të bërë punën e deputetit në Kuvend, se është punë.
Raziela Myslimaj: E ka ruajtur bërthamën Partia Socialiste me këto zgjedhje, të njerëzve profesionistë të aftë të punojnë në Kuvend?
Erion Braçe: Po bërthamën e ka ruajtur por unë do doja që të 83, të ishin të gatshëm që në javën e parë të shtatorit të shërbenin si deputetë në Kuvend. Janë të gatshëm? Jo
Lajmi kryesor:
Siguria ushqimore/ Braçe për Report Tv: Jo vetëm AKU-së, vetting gjithë inspektorateve, deri te Tatimet e Dogana! Mandat të kufizuar për drejtorët (VIDEO)
SI.E./r.k./ReportTv.al
