Kufizimi i Edi Ramës që në listat e mbyllura të zgjedhjeve të 11 majit, të mos kishte deputetë me më shumë se 1 mandat i la dorë të lirë atij të përfshinte emra të rinj, për parlamentin e ardhshëm. Janë 30 që kanë dalë nga këto lista, ndërsa 23 të tjerë, ia dolën vetë pasi luftuan në garë të hapur për të siguruar ulësen e tyre.
Por jo të gjithë janë emra të panjohur në skenën politike. Madje politika, ka ushqyer dhe pjesën më të madhe të këtij brezi të parlamentarësh.
Shumë prej tyre ministra e zv/ministra të kabinetit të kaluar, kryetarë e nënkryetar bashkish kur u kandiduan apo drejtorë të niveleve të ndryshme të qeverisjes vendore e qendrore.
9 nga deputetët socialistë të kësaj legjislature ishin pjesë e kabinetit të qeverisë Rama 3, si ministrat Petrit Malaj, Pirro Vëngu, Ervin Hoxha, Blendi Gonxhja apo edhe dy zëvendës ministra. Pjesa më e madhe të pa sprovuar në terrene zgjedhore.
Pushteti vendor ka shërbyer po ashtu si një tjetër burim furnizimesh, duke i dhënë parlamentit 3 ish kryetar bashkish. Ervin Demo, Tërmet Peci dhe Agron Malaj I bashkohen parlamentit si deputetë. Pjesa tjetër janë emra që vijnë po nga pushteti vendor ku kanë mbajtur pozicione si nënkryetarë bashkish apo edhe kryetarja e këshillit bashkiak të Tiranës, Romina Kuko, të cilës iu rezervua një vend i sigurt në listën e Korçës.
Të tjerë, me eksperiencë të gjatë në administratën publike në nivele të larta, tre prej të cilëve ishin drejtorë të spitaleve rajonale të Vlorës, Elbasanit dhe Durrësit.
Platforma “Deputeti që duam” nxori po ashtu emra që arritën të fitonin vendin në parlamentin e ri, me Sara Milën kandidaten më të votuar të Elbasanit, Zegjine Caushin në Fier dhe Marjana Koçekun, neomalësoren që kryesoi listën e Shkodrës.
Të pa sprovuar më parë me politikën dhe 4 deputetë të tjerë të rinj që vijnë në nga bota e biznesit si Vasil Llajo, Bujar Rexha, Admir Kadeli dhe Skënder Pashaj.
Mozaikut të profesioneve në parlament i shtohen mjekë, pedagogë, agronomë, inxhinierë e deri tek shkrimtarë.
Kryetarë dhe Nënkryetarë në bashkitë e vendit
Ervin Demo – Kryetar i Bashkisë së Beratit
Agron Malaj – Kryetar i Bashkisë së Matit
Tërmet Peci – Kryetar i Bashkisë së Tepelenës
Aulona Bylykbashi – Nënkryetare e Bashkisë Elbasan
Elton Korreshi – ish-Nënkryetar i Bashkisë Lushnje
Genti Lakollari – Nënkryetar i Bashkisë Devoll
Bledi Çomo – Nënkryetar i Bashkisë Pogradec
Besa Spaho – ish-Nënkryetare e Bashkisë Korçë
Onid Bejleri – Nënkryetar i Bashkisë Shkodër
Romina Kuko – Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë
Ministër / Zëvendësministër
Arbjan Mazniku – Ministër për Pushtetin Vendor
Bora Muzhaqi – Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Petrit Malaj – Ministër i Financave
Pirro Vengu – Ministër
Adea Pirdeni – Ministre
Albana Koçiu – Ministre
Igli Hasani – Ministër
Delina Ibrahimaj – Ministre
Ervin Hoxha – Ministër
Ceno Klosi – Zëvendësministër i Energjisë
Ilva Gjuzi – Zëvendësministre e Turizmit
Drejtorë të pushtetit vendor e qendror
Ani Dyrmishi – Drejtor i Spitalit Rajonal të Durrësit
Agron Gaxho – Drejtor i Spitalit Rajonal të Elbasanit
Brunilda Mersini – Drejtoreshë e Spitalit Rajonal, Vlorë
Ermal Pacaj – Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës
Olsi Komici – Drejtor i AKU-së
Adi Qose – Drejtor i Kadastrës së Elbasanit
Klevis Jahaj – Drejtor i AKUK-së
Ardit Bido – Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave
Etleva Budini – Ish-Drejtoreshë e Postës Shqiptare, Durrës
“Deputeti që Duam” Platforma
Kiduina Zaka – Psikologe
Erjo Mile – Pedagog
Zegjine Caushi – Juriste
Adnan Kadeli – Biznesmen
Marjana Koceku – Sipërmarrëse
Xhenis Çela – Menaxhere në sektorin e turizmit
Erion Malaj – Jurist
Sara Mila – Drejtoreshë në Shërbimin Social Shtetëror
Biznesmenë
Adnan Kadeli – Biznesmen
Skënder Pashaj – Sipërmarrës
Bujar Rexha – Biznesmen
Vasil Llajo – Mjek dhe Biznesmen
Profesione të tjera
Alma Selami – Arsimtare
Ana Nako – Arsimtare
Enriketa Jaho – Mjeke
Asfloral Haxhiu – Mjek
Dhimitër Kurti – Agronom
Piro Dhima – Pedagog
Zamira Sinaj – Pedagoge
Iris Luarasi – Pedagoge
Hysen Buzali – Infermier
Loer Kume – Shkrimtar
Ermal Elezi – Inxhinier
Erjona Ismaili – Gazetare
SI.E./r.k./ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?
-
Të drejta
64.9%
-
Të gabuara
18.4%
-
Nuk e di
16.7%
Vota total: 461