Diamanti “Blue Royal”, i cili konsiderohet si diamanti më i madh blu dhe shquhet si xhevairi më i bukur i nxjerrë ndonjëherë në ankand, ka gjasa të shitet me një vlerë marramendëse.
50 milionë dollarë pretendohet të jetë vlera minimale që pritet të shitet diamanti i rrallë, në ankandin e bizhuterive të rralla të Kristis në Gjenevë i cili do të mbahet më 7 Nëntor.
Veçoria që e dallon “Blue Royal” nga llojet e shumta të diamanteve është madhësia e tij. Me 17.6 karat, është më i madhi në llojin e tij.
“Blue Royal”-si më i fundit, 14.6 karatë, është nxjerrë në ankand 7 vite më parë dhe u shit me çmimin stratosferik prej 57 milionë dollarësh.
Ndër të tjera, më ankandin e Kritsis në Gjenevë do të prezantohet gjithashtu një orë dore Rolex e mbajtur nga Marlon Brando në filmin e vitit 1979 “Apokalips Nau" në anën e pasme të së cilës aktori gdhendi firmën e tij për të shmangur ndërrimin e saj aksidentalisht gjatë xhirimeve dhe pritet të vlerësohet në shumën e 1 deri në 2 milionë dollarëve.
Në univers druri eshte me i rralle sesa diamanti (edhe druri pishes)!!!
Përgjigju