Politikë

‘Gjeni shoqen në Evropë, t’ju mbështesim në martesë’, Rama kritika universiteteve: S’mund të jeni shkolla të mesme, me disa vite më shumë! Nëse doni mbështetje, bëni atë që bëri UBT

22 Korrik, 11:17| Përditesimi: 22 Korrik, 14:08

  • Share

Kryeministri Edi Rama shprehu kritika edhe ndaj universiteteve të tjera. Ai tha se nëse nuk do të bëjnë të njëjtën gjë si UBT, nuk do të kenë mbështetje financiare shtesë nga qeveria. Rama tha se duhet të gjejnë ‘shokun apo shoqen’ e tyre në Evropë, sikurse UBT bashkëpunoi me BOKU-n e Vjenës, për të realizuar të njëjtën gjë.

Kreu i qeverisë tha se “universitetet nuk mund të vazhdojnë të jenë si shkolla të mesme me vite më shumë mësimi”.

“Interes kombëtar mbështetja pa rezervë e kësaj reforme dhe këtij universiteti. Të gjithë universitetet do e kenë të qartë që nëse duan mbështetje, duhet të bëjnë atë që po bën UBT, të gjejnë shokun apo shoqen në Evropë, të dorëzojnë letrat e fejesës që ne t’i mbështesim në martesë. Historira se kam një program këtu apo ty, mund t’i bëjmë janë autonomë, por nuk kanë mbështetje nga qeveria. Do të ndryshojmë komplet qasjen financiare, dhe për sa kohë nuk do të jetë një të dytë, çfarë janë ekstra do t’i vëmë te UBT. Do ta bëjmë UBT një rrezatim në të gjithë rajonin, do ta fusim në listën e universiteteve dinjitoze të Evropës për këto tema dhe do t’i japim Shqipërisë një burim të jashtëzakonshëm dijeje. Të tjerët janë të respektuar, do të marrin pjesën e buxhetit që iu takon, por më shumë nga këto që kemi vënë ekstra, nuk do të marrë askush që nuk do të bëjë të njëjtën gjë. Reformë reale.  Universitetet tona nuk mund të vazhdojnë të jenë si shkolla të mesme me vite më shumë mësimi. Duhet të jenë qendra kërkimore, nga ku studentët nuk dalin thjesht njerëz që dinë të përsërisin ato që iu kanë mësuar, por që janë vlerë e shtuar. Kërkimi shkencor që është pika kyçe dhe më e dobët e UBT, do ta mbështesim me gjithçka që kemi mundësi së bashku me BOKU-n. “, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

'Reformë reale në UBT', Rama: E çliruam nga 'pushtuesit', na duhen njerëz të ditur! Universitetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?