Një 11-vjeçar nga Anglia ka marrë pikët më të larta në testin e inteligjencës, duke mundur edhe Albert Einstein.
Aryan Kheterpal ka arritur të marrë 162 pikë në testin e IQ, ndërsa Ajnshtajni besohet të ketë pasur një IQ prej 160 pikësh.
Sipas medias së huaj, 11-vjeçari ka fituar çertifikata të arta dhe të argjendta në olimpiadën e matematikës kur ishte 5 dhe 6 vjeç.
Ai ka treguar se ishte mjaft i mirë në zgjidhje problemash dhe në lojën me puzzle, ndërsa kjo ishte hera e parë që ai testonte inteligjencën.
“Kur mora përgjigjien nga testi isha shumë i lumtur dhe prindërit e mi po ashtu.
Prindërit më bënë dhuratë një udhëtim në Barcelonë, pasi më pëlqejnë shumë plazhi dhe dielli.
Ishte gjithashtu një kënaqësi të eksploroja arkitekturën e Gaudi-t.
Unë gjithmonë kam qenë shumë i tërhequr nga matematika kështu që u gëzova shumë kur fitova çertifikatën e artë në olimpiadë”, ka thënë Aryan.
Pikët mesatare të njerëzve në testin e inteligjencës variojnë nga 85 deri në 115 pikë, ndërsa vetëm 2% e popullsisë arrin të marrë më shumë se 130 pikë.
Aryan bashkohet me Anushka Dixit si fëmijët më t famshëm me IQ më të madhe.
Anushka, një vajzë 11-vjeçare nga Londra Veri-Lindore, gjithashtu shënoi 162 në testin e saj të inteligjencës në qershor të vitit të kaluar.
Ajo tha se nuk ishte shumë e vështirë, vetëm presioni i kohës e vështoirësonte testin, pasi një pjesë e tyre ishin 28 pyetje në katër minuta.