Gjeniu 7 vjeçar që do t'ju habisë me aftësitë e tij, triumfoi mes 25 mijë rivalëve në Dubai në garën e matematikës

2 Dhjetor 2022, 15:18| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 15:27

  • Share

Lum Rrahmani është 7-vjeçari nga Kosova i cili ka triumfuar mes 25 mijë konkurentëve në Dubai, gjatë një gare ndërkombëtare matematike.  Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ai tregoi për këtë eksperiencë të bukur dhe tepër të veçantë.

“Kemi pas vetëm 3 minuta me i përfunduar të gjitha detyrat për t’i bërë të gjitha detyrat mirë. Ndjehem shumë krenarë, sepse trofeu është diçka e madhe” tha ai.

 Më tej mamaja e tij Linda Rrahmani tregoi për “Rreze Dielli” që është hera e tretë që Lumi shpallet kampion.

Jam jashtëzakonisht krenare, Lumi është hera e tretë që po shpallet kampion në këtë garë dhe një emocion i papërshkrueshëm. Është interesante sepse tek BrainoBrain kërkohet shpejtësia edhe saktësia.Kanë pasur 44 detyra, mbledhje, pjestim, shumëzim dhe është dashur t’I përfundojnë brenda asaj kohe. Kanë qenë gjithsej 15 fëmijë nga Kosova, edhe kanë konkuruar për kategori dhe mosha të ndryshme. Lumi për kategorine e vet dhe për moshën e vet e ka zënë vendin e parë.

Ndër të tjera ajo tregoi se Lumi e ka filluar shkollën që në moshën 5-vjeçare, për shkak të inteligjencës së lartë.

"Për shkak se të inteligjencës së lartë Lumi ishte i përgatitur, ne vetëm se e shtynim edhe një vit, ai nuk kishte pse të vazhdonte parashkollorin dhe për këtë arsye, ne jemi konsultuar dhe me psikolog, më pas e kanë testuar edhe pedagogët e shkollës dhe ka qenë gjithçka në rregull. Përveç mësimeve të rregullta që i merr me bashkëmoshatarët Lumi gjithmonë merr dhe detyra shtesë nga mësuesja, gjithmonë punohet dhe me një plan individual që mos të humbas interesin për shkollën" tha ajo.

Prindërit e tij janë befuar ndërsa në moshën 3-vjeçare, gjeniu i vogël mësoi të lexonte e të bënte llogari.

Ne e kemi kuptuar që prej moshës 3 vjeçare, aty ka filluar të lexojë rrjedhshëm, më pas me numra dhe llogaritje, në fillim mendonim si është e mundur më pas me kalimin e kohës e kemi testuar dhe kemi folur më psikologët që e vunë në pah inteligjencën e tij" tregoi ajo.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ngelësi I gjeografisë: 02/12/2022 16:31

    Gjithandej na del Dubai. Dubai është i Shqipërisë apo Shqipëria është e Dubait?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?