Kanë kaluar 80 vite që nga koha e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë nga ana e shtetit grek. Ende nuk ka drejtësi për atë çka ndodhi nga popullësisë çame, pasi ata u detyruan të lënë shtëpitë dhe pronat e tyre dhe të vijnë në Shqipëri.
Shumë prej tyre mbetën të vrarë, me mijëra në harkun kohor të pak viteve deri në mbarim të luftës së dytë botërore prej spastrimit etnik të ndërmarrë nga gjenerali Napoleon Zerva.
Në ‘Frontline’ Report Tv, Admirina Peçi prezantoi dokumentarin e saj lidhur me gjenocidin ndaj çamëve ‘Koha për t’u kthyer në shtëpi’. Fillimisht për Marsela Karapançon theksoi se ideja për këtë dokumentar lindi para disa muajsh, teksa u bazua në dëshmi të njerëzve që e panë spastrimin me sy dhe arkivave të ndryshme.
'Si projekt ka lindur para 8 9 muajsh. Si punë dhe projekt flinte në sirtar. Kisha kohë që punoja me genocidin dhe fatin e shqiptarëve që u detyruan të linin vendin dhe të ndërtonin jetën në shtetin mëmë me pronat jashtë kufirit. Nisi kur hasa dëshmitë e para të vitit 46-47. Mendoj se ka më shumë 500 dëshmi. Arkivat nxjerrin surpriza. Dëshmitë ishin mbledhur nga të mbijetuarit. Gjenocidi i vërtetë gjendet tek dëshmitë e të mbijetuarve.
Është një histori që edhe më indiferentin do ta rrënonte. Të gjithë ne kemi një peshë sado të vogël faji pa i dhënë një zgjidhje, një hov qoftë në arenën ndërkombëtare qoftë në bisedimet me palën tjetër.'
Ndërkohë Producenti i dokumentarit Alket Veliu, njëherësh edhe president i shoqatës Çamëria ‘Hoxha Tahsin’ thekson se ngjarjet e asaj kohe kanë lënë gjurmë të thella sot e kësaj dite.
'Kemi patur bashkëpunim edhe më të hershëm, pas atij dokumentari ka qenë iniciativë e Admirinës dhe këtu iniciohet për këtë dokumentar. E kam pritur me shumë interes. E mendonim që këtë 80 vjetor duhet të hidhnim dritë sa më shumë. Dëshmitë duhet të ishin personale, dëshmitarë okularë por edhe profesor, diplomatë. Nuk është e thjeshtë për ta ti rikthehen asaj kohe. Ngjarjet kanë lënë gjurmë të thella. Janë në një mision, që të trashëgojnë atë informacion edhe për brezat më tej.'
Peçi vijon më tej duke zbuluar se projekti për spastrimin e çamëve kishte lindur një shekull më parë se të vihej në zbatim. Masakra e parë ishte ajo e Deli Janaqit ku u masakruan paria çame.
'Projekti ka nisur që në 1844. Ka qe projekt një shekullor, e gjithë historia e zbrazjes së Çamërisë. Lufta e parë botërore është ngjarja e parë e dokumentuar masakra e Deli Janaqit, ku u masakruan paria e Çamërisë ku vazhdoi më pas me episodet. Kjo ishte një mënyre për tu treguar se ky fat u pret. Ashtu shkoi, kishte shumë episode masakrash.
Pretendim i pabazë. Nëse do kishte një bashkëpunëtor të gjermanëve është Zerva. Ishin vetë krerët e shtetit grek. Ata ishin banorë të thjeshtë, shqiptarë në trojet e veta.'
Veliu shton se pretendimi i grekëve se çamët ishin bashkëpunëtorë me nazistët gjatë luftës ishte i pabazë, ndërsa kjo akuzë u bë vetëm për t’i spastruar.
'Ishte një projekt i shtetit grek për spastrimin etnik të asaj popullate. Po të kthehemi për bashkëpunim me nazistët, ishte dhunë sistematike. Masa represive ndaj asaj popullate, iu hoq e drejta e arsimit, e zgjedhjes, u internuan. Ata mbi 16 vjeç u internuan me frikën se do bashkëpunonin me nazistët. Numrat janë 2900 të vrarë. Masakër shtetërore dhe shteti ka ndërhyrë. Dhe ka 2700 të tjerë që humbën jetë në rrugëtimin e tyre në Shqipëri. Flitet që janë 6000 veta që kanë humbur jetën gjatë luftës së dytë botërore.'
Sakaq, dokumentari 'Koha për t'u kthyer në shtëpi', u ndoq në kohë reale në sheshin Çamëria në Konispol, teksa shumë qytetarë kishin dalë për të parë dokumentarin. Koordinatorja e dokumentarit, Sildi Koqini solli emocionet nga sheshi Çamëria në Frontline, teksa mes shikuesve kishte dhe dëshmitarë të ngjarjeve reale të gjenocidit ndaj çamëve.
Ndërkohë në studio, Alket Veliu tregoi përjetimet e babait të tij i cili u kthyer në vendlindje në shtëpinë e tij pas viteve '90.
'Historia familjare na lidh më shumë. Im atë ka ardhur 4 vjeç në Shqipëri. Ka patur fatin t’a vizitojë 20 vite më parë shtëpinë e vet. Përshkuam një emocion të papërshkueshëm. Kisha dhe merak si do ta menaxhonte atë emocion. Jam rritur me tregimin e gjithë aktivitetit e tij. Ka punuar për çështjen çame. Janë këta njerëz që në motivojnë më shumë. Në sytë e tyre shoh më shumë njerëz. Janë njerëzit më optimistë këta moshë.'
Admirina Peçi tregoi disa nga masakrat, të cilat është vështirë edhe të përshkruhen.
'Ka masakra që vetëm një mendje djallëzore i shkon. Të vrasësh masakrosh një fëmijë, të presësh kokën. Një nuse ia kishin marrë fëmijën, dhe e kanë hedhur nga minarja në tokë. Janë masakra që të rrënqethin trupin. Janë me qëllim masakra që nuk tregohen, që ata të mos e kthenin më kurrë kokën aty.'
Alket Veliu tregoi në Frontline përjetimet e tij dhe të të atit të tij kur u kthye në Çamëri tek shtëpia e të parëve. Babai i Veliut ka ardhur 4 vjeç në Shqipëri, teksa i shpëtoi gjenocidit grek ndaj popullësisë çame.
'Historia familjare na lidh më shumë. Im atë ka ardhur 4 vjeç në Shqipëri. Ka patur fatin t’a vizitojë 20 vite më parë shtëpinë e vet. Përshkuam një emocion të papërshkueshëm. Kisha dhe merak si do ta menaxhonte atë emocion. Jam rritur me tregimin e gjithë aktivitetit e tij. Ka punuar për çështjen çame. Janë këta njerëz që në motivojnë më shumë. Në sytë e tyre shoh më shumë njerëz. Janë njerëzit më optimistë këta moshë.'
Dokumentari ‘Koha për t’u kthyer’ i transmetuar në ‘Frontline’ mbrëmjen e sotme, u transmetuar njëkohësisht edhe në sheshin Çamëria në Konispol.
Dokumentari për gjenocidin grek ndaj popullësisë çame, sipas raportimit të Sildi Koqini, është përcjellë nga një atmosferë e jashtëzakonshme për.
Është pritur filmi që në momentin që kanë nisur xhirimet. Është shoqëruar me duartrokitje gjatë gjithë momentin të dokumentarit.
Nuk kishte promovim më të mirë se sa nga sheshi Çamëria në Konispol, shprehet ajo në 'Frontline' për Marsela Karapançon.