Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Mesila Doda propozon: Më 27 qershor seancë të posaçme përkujtimore

11 Maj 2022, 13:26| Përditesimi: 11 Maj 2022, 14:07

  • Share

Mesila Doda, kryetarja e grupit parlamentarë për Demokraci Integrim dhe Unitet është shprehur në mbledhjen e organizuar sot në konferencën e kryetarëve lidhur me Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Bosnje-Hercegovinë duke saktësuar se së pari parlamenti duhet të nderojë viktimat e shqipëtarve të Çamërisë. Mesila Doda kërkoi mbajtjen e një seancë përkujtimore në 27 qershor për viktimat e genocidit të shqiptareve të Çamërisë.

“Nuk kam asnjë problem që ne të shprehemi lidhur me aktet genocidiale të ndodhura ne vendet e rajonit, por nisur nga kjo iniciativë do mendoja që duhet më së pari të nderojmëhistorinë tonë’, tha ajo.

“Ka një vendim të Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994 që e shpall 27 qershorin ditën përkujtimore të genocidit mbi shqiptarët e Çamerisë. Sot i kërkoj zyrtarisht kësaj konference që Parlamenti shqiptar të mbaje një seance përkujtimore për këtë popullsi martire duke dhënë edhe shenjën e nderimit të historisë tonë dhe viktimave të pafajshme.

Pres që ky të jetë një hap që do i bashkojë të gjitha forcat politike në një seancë në nderim të historisë tonë dhe përkujtimit të viktimave”, tha Doda.

E.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani nga Athina: 11/05/2022 14:08

    Bravo Melisa. Tani, qe Shqiperia perpiqet te celi negociatat per integrim ne BE, eshte casti i duhur per te acaruar marredheniet me Greqine. Jepi shkak Greqise per te bllokuar procesin. Por kur nuk ka procese delikate si ky aktuali, rri urte dhe qendro ne krah te Sali Berishes, personit qe ende mbron Marreveshjen e Detit ku i’u fal territor Greqise. Je perfekte! Efharisto!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?