Rrëshqitja e tokës në qytetin turistik Shovi, Gjeorgji, 4 gusht 2023

Gjeorgji, 11 të vdekur nga rrëshqitja e tokës! Pamjet dramatike të rrëshqitjes së tokës, merr para gjithçka

5 Gusht 2023, 11:44| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 11:49

  • Share

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në qytetin turistik, Shovi, në Gjeorgji.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichviliu bëri thirrje gjeorgjianëve më 4 gusht që të jenë të bashkuar “për këtë tragjedi të madhe... dhe t’u ndihmojnë të prekurve ta tejkalojnë këtë periudhë të rëndë."

Gjithashtu u shprehu ngushëllime familjeve.

Shovi, një vend turistik malor i njohur për ujin mineral, u godit nga rrëshqitja e tokës dhe baltës më 3 gusht, e cila i shkatërroi infrastrukturën, urat dhe rrugët.

E hëna, 7 gusht, është shpallur ditë zie në Gjeorgji.

Në operacionet e kërkimit në Shov është përfshirë edhe ushtria e vendit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?