Parlamenti i Gjeorgjisë

Gjeorgjia cakton seancën plenare për të zhbërë veton ndaj Ligjit për ‘agjentët e huaj’

20 Maj, 15:57| Përditesimi: 20 Maj, 16:05

  • Share

Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, tha se ligjvënësit, ashtu edhe siç pritej, do të zhbëjnë veton që presidentja Salome Zurabishvili, ndaj ligjit “për agjentët e huaj”. Ky legjislacion shënjestron mediat dhe organizatat joqeveritare që financohen nga qeveri të huaja.

Papuashvili tha më 20 maj se pret që Parlamenti, ku partia në pushtet - të cilës i përket ai - Ëndrra Gjeorgjiane ka numrat, ta zhbëjë veton gjatë seancës së javës së ardhshme.

Zurabishvili vendosi veton ndaj ligjit kundërthënës më 18 maj, pas javësh protesta masive. Gjeorgjianët, që kanë protestuar, kanë thënë se ligji është një mënyrë që Qeveria të heshtë shoqërinë civile - një ligj i ngjashëm është përdorur në Rusi për të shtypur disidencën - dhe besojnë se ai rrezikon rrugën e shtetit drejt integrimeve evropiane.

Kryeministri Irakli Kobakhidze, tha më 20 maj se vetoja e Zurabishvilit është “bllokim i hapësirës për diskutime të shëndetshme” për ligjin në fjalë.

Ligji kërkon që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin më shumë se 20 për qind të fondeve nga jashtë, të regjistrohen si organizata që “ndjekin interesat e një fuqie të huaj”.

Mediat amerikane më 19 maj raportuan se kongresisti amerikan, Joe Wilson, që përfaqëson Karolinën e Jugut, po punon në një projektligj për të vendosur sanksione, përfshirë edhe ndalim të vizave për zyrtarët e Qeverisë gjeorgjiane, të cilët janë përgjegjës për shtyrjen përpara të Ligjit për “agjentët e huaj”.

Zurabishvili tha se ajo e konsideron ligjin “të papranueshëm” dhe “në s’përputhje” me rrugën e shtetit drejt Bashkimit Evropian. Ajo ka paralajmëruar se ky ligj rrezikon vetë ekzistencën e shtetit të Gjeorgjisë. REL

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?