Mikheil Kavelashvili dhe Salome Zurabishvili

Bota

Gjeorgjia në krizë politike/ Betohet presidenti i dytë, Zurabishvili nuk pranon të lërë detyrën: Është jolegjitim

29 Dhjetor 2024, 13:30| Përditesimi: 29 Dhjetor 2024, 13:33

  • Share

Mikheil Kavelashvili, ish-futbollist dhe politikan populist i krahut të djathtë, ka bërë betimin si president i ri i Gjeorgjisë, në mes të një krize politike disamujore.

Salome Zurabishvili, presidentja në largim, u largua nga rezidenca e saj në pallatin presidencial në Tbilisi këtë të diel, por tha se vazhdon të jetë presidentja legjitime.

Politikania properëndimore, Zurabishvili, tha se nuk largohet nga detyra,. pasi pasardhësi i saj – i zgjedhur nga kolegji zgjedhor i dominuar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane - është “jolegjitim”.

Gjeorgjia është përballur me protesta antiqeveritare që kur 'Ëndrra Gjeorgjia' pretendoi fitoren në zgjedhjet parlamentare të tetorit, që u përshkruan me akuza të blerjeve të votave, votimeve të dyfishta, dhunës fizike dhe frikësimit.

Protestat u intensifikuan pas vendimit të Qeverisë muajin e kaluar që të shtyjë negociatat për anëtarësimin e Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.

Në një fjalim para mijëra mbështetësve të mbledhur jashtë pallatit presidencial më 29 dhjetor, Zurabishvili tha se ajo vazhdon të jetë “presidentja e vetme legjitime” dhe u zotua se do të vazhdojë betejën. Deklaratat e saj erdhën disa momente pasi Kavelashvili, 53 vjeç, kritik i Perëndimit, u inaugurua gjatë një ceremonie në Parlament. Një ditë më parë, presidentja iu bashkua protestuesve në Tbilisi, teksa pjesëmarrësit valëvitën flamuj të Gjeorgjisë dhe BE-së dhe marshuan në kryeqytet.

Ky tubim shënoi njëmujorin e valës së fundit të protestave, që janë përshkruar me veprime të dhunshme të policisë, arrestime masive dhe lëndime të protestuesve.

Protestuesit e akuzojnë Qeverinë e Ëndrrës Gjeorgjiane që po e largon shtetin nga BE-ja dhe po e afron me Moskën.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 29/12/2024 13:58

    Si eshte jo legjitim perderisa sa e ka votuar populli ? Ik moj servile perendimoreve mos e mer ne qafe Gjeorgjine si beri ai cifuti me Ukrainen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?