Tirane- Dy vëllezerit e Jan Prengës i zhdukur që nga 17 janari vitit 2020 ishin dëshmitarët e radhës që u pyetën sot (20 nentor 2024) në Gjykatën e Posaçme. Në vijim të dëshmisë së dhënë edhe në seancën e parë Ndrek Prenga, i cili ka qenë në burg në Angli, kohën kur ka ndodhur rrëmbimi u shpreh se nuk e njeh Dritan Rexhepin, një nga personat e akuzuar si urdhërues të rrëmbimit.
Ai tha se ka marrë një mesazh nga një person me emrin Gramoz, i cili i kishte thënë se 'gjërat janë të tijat dhe s'duhet të preken', por këtë nuk e lidhte me Dritan Rexhepin.
Ndërkohë, vëllai tjetër Anton Prenga në deklaratën e dhënë teksa ka treguar momentin kur mori vesh se i vëllai ishte rrëmbyer, tha se në atë kohë ishte në Angli. Ai tregoi se kishte folur me vëllain tjetër Astritin, i cili i ka thënë se ka marrë 60 kilogramë drogë në portin e Londrës dhe kujtuan se i përkiste shtetasve anglez dhe jo shqiptarë. Sipas tij, kjo mendohet se ka qenë edhe arsyeja e rrëmbimit të vëllait të tyre.
Ai tha se Astriti nuk dinte më se kujt duhet t'ia kthente mallin e marrë sepse kishin dalë shumë persona që thoshin se i përkiste atyre. Edhe pse sipas tij sasia e mallit u kthye, ai deklaroi se vëllai i tyre nuk u kthye më dhe kërkojnë që të kthehet trupi i tij.
“Në momentin që u kthye malli dhe nuk erdhi vëllai, atëherë i humbën shpresat” u shpreh dëshmitari në seancë. Malli është kthyer, unë kam qenë në Shqipëri.
Sipas SPAK pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçaj, ndërsa ka ndodhur për shkak se i vëllai i tij Astrit Prenga kishte vjedhur një sasi kokaine. 7 të pandehurit akuzohen për grup kriminal për rrëmbim me shkaktim vdekjen dhe asgjësim kufome.
Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike. Ndërsa organizimi i rrëmbimit është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer në Shqipëri, në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar", thuhet në njoftimin e SPAK.
Për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është në kërkim Altin Hajri kreu i një grupi kriminal në Shijak dhe pronar i Kompleksit ‘Golden’, resort dyshhet se humbi jetën Jan Prenga, ku me pamjet e kamerave të sigurisë u bënë publike imazhet e trupit të tij që e nxirrnin nga një mjet Range Rover.
Pjese nga deshmia ne gjykate
Ndrek Prenga: Nuk e njoh Dritan Rexhepin. Ka qenë një mesazh në telefon, ështe prezantuar me emrin Gramoz. Më ka thënë “Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos të preken”. Unë nuk njoh asnjë nga këto që janë në këtë ngjarje. Nëse mund ta shoh personin me foto që kam fol me kamera, absolutisht e njoh. Nuk them 100%, por e njoh.
Pyetje nga prokurori Behar Dibra:
Ndrek Prenga: Unë nuk kam pyetur asnjë nga këta që kam folur nëse njihemi apo jo. Më është prezantuar në telefon si Gramoz. Gentjan Funiqi më ka marrë vetë në telefon. Në moment pasi është marrë vellai peng, unë kam telefonuar personat që më kishin marrë në telefon, Gentjan Doçin, Gramozin kam biseduar me të, me kthy gjërat. Gramozi me ka thënë nuk ke pune me mu, por me shkodranër me Doçin. Biseda ka qenë me kthy gjërat me liru pengun. Pengu doli me pas që kishte vdekur. Nuk e kam pyetur Gentjan Doçin nëse ai e njeh apo jo Gramozin. Ndoshta edhe e kam pyetur, nuk r mbaj mend 100%. Më mori në telefon Gentjan Doçi, më tha mi keni marre gjërat. Unë i thash jam në burg. Më mori të nesërmen më tha që të kane marrë vëllain peng. Kur kanë dalë pamjet filmike origiinal sikur ma ka thënë burri huj. Unë e kam parë në media, videon.
Dibra: Pse thua që Doçi ta mori vëllain peng?
Prenga: Sepse ai më mori mua në telefon. Gramozi mua nuk më ka thënë asgjë fare. Kur me ka marrë Gramozi, unë i kam thënë jam në burg, kemi folur me kamer. As më intereson kush është Gramozi, as kush janë Doçajt. Unë nuk dua ta mbroj Gramozin, por nuk më ka borxh.
Avokatët pyetje. Përgjigjet Prenga.
Avokatja kërkon ti tregojë Prengës disa foto të Dritan Rexhepit, dhe pyet dëshmitarin nëse e njeh apo jo.
Behar Dibra: Paraqitja nuk bëhet me foto, por fizikisht. Nuk është veprim që bëhet në sallën e gjyqit, por bëhet me një grup personash.
Avokatja Joana Qeleshi: Kur tjetri thotë kam folur me filanin, t’ia tregojme e njeh apo jo. Unë kam bërë printinin e fotove për efekt shpejtësie.
Behar Dibra: Nuk është mohuar prej tij që ka folur me këtë person.
Prokurori: Çfarë ka ndodhur ne 17 janar 2020?
Anton Prenga: Kam marrë një telefonatë nga nusja e vëllait që Jani është marrë peng. Kam marrë një telefonatë 2-3 të tilla, por nuk mund ta hapja sepse isha në një mbledhje pune. Pastaj mora vesh qe është marrë peng vëllai im. Unë u kontaktova nga vëllai im Astriti dhe i thash çfarë ka ndodh sepse unë nuk dija gjë fare. Kemi marrë 60 kile drogë më thanë. Për 60 e dija. Nuk kemi lidhje me shqiptarët, por vetëm me anglezët. Okej, unë preva biletën dhe erdha këtu. Te nesërmen erdhi shteti, policia e Shqipërisë dhe më morën në pyetje. Unë s dija asgjë.
Më thanë ka dalë në skenë Gentjan Doçi, Gent Bleta… Kemi shkuar te shtëpia e Gent Doçit kemi pirë kafe. Babai i Gentit me tha do mundohem të komunikoj me djalin dhe nuk me ktheu me përgjigje. Isha në Londër, në pune, në momentin që ndodhi ngjarja. Në momentin që më ra telefoni isha duke dorëzuar një punë. Unë e mora vesh në orën 13.00 mos gaboj. Nuk e hapa telefonin dhe i shkrujta bashkëshortes time, i thash mundohu kontakto sepse nuk mund ta hap telefonin. Më merrte në telefon nusja e vëllait. Maria është nusja e Dodës. Doda njihet si Jan Prenga. Mora vesh që Jani ishte marrë peng në Kamëz.
Unë kam kontaktuar me Astritin dhe Gëzimi Shullanin. E telefonova unë Astritin, ai më tha që nuk dinte gjë. Astriti më ka thënë kemi marrë mall në një port jashtë Londrës. Gent Doçi, Bleta, Gështenja.. këto kishin dalë në skenë duke thënë “Është e imja”. Me merrnin më thoshin më sill mallin se është i joni. Nuk dinim kujt me ja dhënë se mallit i dilnin shumë njerëz për zot. Ky ishte shkaku i rrëmbimit të Jan Prengës, se gjë tjetër s kishim ne. Astriti u shpreh dhe filloi me mi treguar vetë. Ai filloi të ma shpjegonte me Gëzimin dhe unë thosha si ka mundësi kjo punë se ne nuk kemi pas lidhje me shqiptarët.
Ja kemi marrë anglezit, mbrapa kanë dalë këta të tjerët. U telefonua Astriti dhe Gëzimi nga Gentjan Doçi, Korado Gështenja. Ata ndoshta kanë komunikuar një javë apo dy javë para bashkë, përpara se të më thoshin mua. Këtë nuk e di. Unë kisha tjetër hall e tjetër problem. Vëllai i atyre i ka thënë që nuk ju njoh, ndërsa ata kanë thënë që është malli i tyre. Unë e kisha më të madh hallin se Astriti. Ndrekë Prenga ka qenë në burg kur unë jam takuar me Astritin, ka qenë në një burg të Londrës. Nuk më ka telefonuar vëllai im nga burgu, as unë nuk shkova se erdha në Shqipëri. Kur takova me Astritin dhe me Gëzim Shullanin, unë i kërkova arsyen pse u mor peng vëllai. Ato ishin shokë bashkë. Unë i thash atyre kthejini gjërat, ato më thanë po, po do i kthejmë. Unë do vija për Shqipëri dhe herë flisja me Astritin, herë jo sepse i dilte telefoni i fikur. Unë e kam pyetur policinë për vëllan tim, ato nuk me thanë asgjë.
Nuk mora informacion nga policia. Kur u kthye malli mbrapsht, trupi nuk na erdhi. Në momentin që u kthye malli dhe nuk erdhi vëllai, atherë i humbën shpresat. Malli është kthyer, unë kam qenë në Shqipëri. Kam dëgjuar në televizor për një kompleks në Shijak. Nuk di më gjë. Shteti nuk më ka dhënë informacione, ato që kam mësuar, i kam marrë vesh nga televizori. Në dijeninë time brenda një jave iu kthye malli. Nuk kam pasur telefonata nga asnjë person për këtë punë. Gëzim Shullanin nuk e kam takuar. Me Astritin takoj rrallë. Kemi diskutuar çdo gjë. Më ka thënë që e kemi kthyer mbrapsht, e kanë marrë disa polakë. Unë kërkoj vëllain tim, o i vdekur ose si të jetë unë kërkoj vëllain tim. Ato kanë pasur të drejte të kthejnë gjënë, si e morën.
Trupa e gjykimit përbëhet nga Flojera Davidhi kryesuese, Elsa Ulliri dhe Rudina Palloj anëtare
Ce moren ne qaf dynjan Dritan Rexhepi thoshin mediat. Bravo SPAK qe i vete gjerave deri ne fund dhe i qarteson gjerat. Rofsh SPAK. Te vafte dita 1 mi O Duman
Përgjigju