Serbia ka kërcënuar edhe njëherë Kosovën. Këtë herë është vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai që ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë një interviste të dhënë për RTS. Në fjalën e tij, ai u shpreh se gjërat po ndryshonin në botë, ndaj shtoi se edhe Beogradi do të fitonte mbi Kosovën.
Kur iu kërkua të komentonte mbi incidentet e përditshme në Kosovë, arrestimet dhe deportimet e serbëve dhe vendimet e Prishtinës, Vuçiç tha se Serbia do të fitojë në fund.
"Do të fitojmë edhe në çështjen e Kosovës. Gjërat po ndryshojnë ngadalë në botë. Dhe nuk do t'ju them se çfarë do të thotë kjo, por në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë,"- tha presidenti Vuçiç.
Por nuk e sqaroi se për çfarë 'lufte' e kishte fjalën.
Komente

Maskarenjte,diktatoret e autokratet nuk kane fituar asnjehere historikisht z.Vucic,as fantazite shoviniste ushqyer nga perralla nacionaliste krijuar nga politikane e ideologe, qe shterpesine e tyre per ide se si mund te drejtohet nje shtet,apo si t'a mbanin popullin te lidhur pas vetes e mbulonin me utopi te tipit/toka e premtuar/! Kosova nuk eshte /toka e premtuar/,nuk eshte as zemra ku u mboll e hodhi rrenjet populli e kultura serbe,z.Vucic,ato duhet t'i kerkoni diku tjeter,por jo ne Kosove.
Përgjigju