Sociale

Gjergj Kastrioti ‘rikthehet’ në shtëpi! Shtatorja e heroit kombëtar vendoset përballë memorialit në Lezhë

27 Shkurt, 10:44| Përditesimi: 27 Shkurt, 10:55

  • Share

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i është shtuar edhe një tjetër statujë monumentale, në qytetin e Lezhës.

Pas 7 vitesh pritje, vepra e skulptorit Ardian Pepa doli nga magazina dhe u vendos në lulishten përballë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit.

Skulptori Ardian Pepa thotë se përmes kësaj shtatore, Gjergj Kastrioti paraqitet në momentin kur është kthyer nga Turqia dhe mblodhi princat shqiptar me 2-mars të vitit 1444.

“Jam shumë i lumtur, sepse kishte 7 vite që rrinte mbyllur. Falënderoj kryetarin e bashkisë që e bëri të mundër këtë vepër, që ishte e domosdoshme. Falënderoj edhe Paulin Zefi që është angazhuar që nga fillimi i këtij projekti. Vepra i rri shumë bukër ambientit, do të rrijë përballë memorialit”, tha Ardian Pepa.

Duke ju referuar kësaj shtatore, Përgjegjësë i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, thotë se në këtë mënyre Gjergj Kastrioti rikthehet në shtëpinë e tij.

“Zoti i shtëpisë kthehet në shtëpi. Ky qytet lidhet me dy ngjarje të rëndësishme “Beslidhja e Lezhës” dhe vendi ku ndërroi jetë dhe ku prehet. Është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për qytetarët e Lezhës, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Inaugurimi do të bëhet më 2 mars në orën 10:00”, tha Paulin Zefi.

Shtatorja e Gjegj Kastriotit në Lezhë ishte planifikuar të vendoset në vitin 2019-të në sheshin që mban emrin e heroit, por u bë pengesë Ministria e Kultures, pasi zona në fjëlë ishte pjesë e parkut arkeologjik dhe nuk mund të hidhej beton për vendosjen e kësaj statuje.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Venediku: 27/02/2025 16:19

    Giorgio Castriota ScanderBeg,duhet të ishe në veshjen e petkun e Politikanit e Strategut aty..,si Krye Prijësi ose Mbreti i paautorizuar de Jure nga Papa i Romës!

    Përgjigju
  • Ervin: 27/02/2025 11:12

    Se mos eshte shtatorja ne sheshin skenderbej dhe e keni sjelle aty ? Se ska mundesi qe paska ndenjur 7 vjet ne magazine ?!?!? Se mos eshte hequr shtatorja qe ishte ne itali dhe i ngjante kryeministrit dhe do ta sillni ke sheshi. Pastaj do thoni skenderbeun e keni tek kulla perballe ne krah te 15 kateshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?