Pikturë e Gjergj Kolës

Gjergj Kola: Pse i përkujtoj 353 mijë viktimat e gjenocidit mbi pontët

26 Prill 2018, 08:30| Përditesimi: 26 Prill 2018, 14:37

  • Share

Piktori i njohur shqiptar Gjergj Kola do të jetë pjesëmarrës në një ekspozitë Ndërkombëtare në Selanik për të përkujtuar 353 mijë viktimat e gjenocidit që patën ushtruar xhonturqit mbi greket e rajonit të Pontit gjatë viteve 1916-1924, të cilët masakruan mbi gjysmën e popullsisë autoktone në Brigjet e Detit të Zi.

Gjergj Kola shprehet për “Shqiptarja.com” se “Ekspozita “E drejta për të Kujtuar” organizohet në Ekspozitën Ndërkombëtare të Selanikut HELEXPO nga Profesor Kostantinos Fotiadhis, autor i enciklopedisë së popullit greko-pont që ka jetuar në brigjet e Detit të Zi.” Kola thotë se “Në këtë ekspozitë të madhe Kujtimi unë marr pjesë në një pavijon të veçantë me mbi 300 punime. Pjesa më e madhe e veprave janë publikuar në albumin që i përkushtohet krijimtarisë time artistike në lidhje me temën e tragjedisë së pontëve”.


Pikture e Gjergj Kolës dedikuar gjenocidit mbi grekët e Pontit

Frymëzimi i piktorit shqiptar për ekspozitën ka qenë mikpritja e të afërmve të viktimave të shumta ponte ndaj qindra shqiptarëve që u dyndën në Greqi nga vitet ‘90 e pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

“I jam përkushtuar kësaj teme që nga vitet 1991 e në vazhdim. Meqenëse kam banuar në disa familje dhe kam qenë shumë i respektuar pikërisht nga persona që i kanë shpëtuar Genocidit ka koinciduar që të skicoj,vizatoj dhe pikturoj pikërisht dëshmitarët e kësaj tragjedie, pikërisht ata persona që në fakt dhe janë edhe më tepër se çfarë kishin mundësi në vitet e vështira të “Hemorragjisë njerëzore” nga vendi ynë i ‘91-shit e më tutje.” , thotë Kola.


Pikture e Gjergj Kolës dedikuar gjenocidit mbi pontë

Piktori rrëfen plot pasion punët e bëra me një dedikim zemre. Duket se është shumë i lumtur që arrin të shpreh mirënjohjen ndaj pontëve me vepra arti.

“Kapitulli i punës time për genocidin në përgjithësi mund të them se është relativisht i zgjeruar, por për pjesën ku unë i jam dedikuar kësaj historie tragjike ka gjetur respekt dhe mbështetje nga shumë pjesëtarë të këtij komuniteti të fuqishëm ne Greqi dhe jashtë saj. Një ndër ta është profesori i nderuar,mik i yni dhe i vendit tonë Kostantinos Fotiadhis, i cili mori përsipër edhe studimin e jetës dhe aktivitetit tim artistik në Greqi për ta përmbledhur në albumin voluminoz dhe luksoz që do të prezantohet në ditën e hapjes së kësaj ekspozite në prezencën e shumë admiruesve të artit e kulturës si dhe personaliteteve të dijes,arteve”, thotë Gjergj Kola.

Ekspozita do të promovohet në praninë e personaliteteve të njohura nga i gjithë Ballkanit. Aktiviteti mbështetet edhe nga Presidenca e republikës së Greqisë. Ekspozita do të çelet më 27 prill dhe do të jetë e hapur një muaj rresht, ndërkohë që do të udhëtojë në disa vende. Veprat e piktorit shqiptar do të jenë pjesë e koleksionit në Muzeun e Kujtimit të Genocidit mbi grekët e Pontit që po ndërtohet në Selanik. Ekspozita është në një ambient 2500m, ku do të ketë edhe vepra të autorëve nga vende të tjera për këtë temë, si dhe dokumente historike nga arkivat kryesisht europiane.

Pikturat e Gjergj Kolës i referohen kulturës ponte, valleve, këngëve, traditave, si dhe temave tragjike të gjenocidit, ku 350,000 grekë vdesin dhe të mbijetuarit dëboheshin kryesisht në Bashkimin Sovjetik. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, këta grekë emigruan sërish në Greqi promovuan shtetësinë greke.


Posteri i eskpozites

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?