Biznesmeni Gjergj Luca ka hapur një restorant të ri në Shëngjin si një shtëpi mirënjohje për kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.
Ka qenë vetë biznesmeni, i cili ka njoftuar ndjekësit në rrjetet sociale për hapjen e restorantit të ri si dedikim për Giorgia Meloni, pasi sipas Lucës ka ndihmuar 500 mijë shqiptarë për të marrë pensionin, një gjë që nuk e kishin menduar kurrë.
‘Ia kemi dedikuar kësaj zonjushë pasi ka ndihmuar rreth 500 mijë shqiptarë për të marrë pensione dhe ne nuk e kishim menduar kurrë se do të vinte kjo ditë.’- tha Luca.
Në restorantin e ri, shihet se janë në mure shumë piktura të Melonit, që përmbledhin gjithë jetën e saj.
“Kur kulinaria, arti, politika dhe mirënjohja bëhen bashkë prodhojnë gjëra të bukura.
Ndaj Rozafa vendosi të hapë jo vetëm restorantin më të ri por edhe shtëpinë e mirënjohjes për konsolidimin e miqësisë italo-shqiptare dhe simbol të saj zgjodhëm një grua të fortë.
Mirësevini në tratorinë e ngjyrave, të shijes dhe të epokës së Melonit”, shprehet ai.
Te pershendes o gjergje ,urime per restorantin,ngjan me shum si muzeu i Giorgia Melonit, nje bravo te madhe per kete ide kaq te bukur ,me vin mir qe si qytetar me dopio kombesi, Shqiptare Italiano ndihem krenar qe jam Shqipetare, sepse jemi te pa arritshem Bravo ooo, Giorgia rimarrà Basita per questa grande sorpresa, shendet dhe respekte nga Parma Itali.
Përgjigju