Politikë

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)

23 Prill 2024, 21:14| Përditesimi: 23 Prill 2024, 21:43

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca, nga Barcelona ku është shfaqur në një kishë nuk ka kursyer ironinë ndaj deputetes së PL-së Monika Kryemadhi.

Ai ka ndezur qirinj për njerëzit e tij në një kishë, ndërsa thotë se një prej tyre e ka ndezur specifikisht për Kryemadhin të cilën e ka ironizuar për deklaratat që ka bërë disa ditë më parë ndaj SPAK.

“I mbaj premtimet unë, erdha në kishë dhe ja po e ndez një qiri për shoqen time Monika Kryemadhi. Mona zoti i theftë mendjen e kresë atij zotërisë. Ti je bë katolike ke qenë te papa ke qenë gjithandej ke bë sakrificë të madhe. Pas këtij momenti që po ndez këtë qiri për ty mos e rruaj fare”, thotë Luca.

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?