Politikë

Gjergj Luca: Në fillim më thoshin ky maloku i Salës, tani ky komunisti i Ramës e qeni i Draganës

17 Qershor 2023, 18:27| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 18:45

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca iu është përgjigjur me ironi, atyre që e sulmojnë si të lidhur me Edi Ramën.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet buzë detit, Luca thotë se në fillim i thonin ‘maloku i Salës’, e tani ‘komunisti i Ramës’ e madje edhe ‘qeni i Draganës’, meqë ka bërë thirrje për Open Ballkan.

Luca nënvizon se gjeti respektin tek Edi Rama dhe se e quan atë mbrojtës të së djathtës.

‘Përshëndetje miq nga deti pa kufi! Po përgatitemi sot për të zën peshkun e Lucës. Kryevepër janë këto fjalë. Kam 32 vjet që punoj e në fillim më thonin maloku i Salës tani me thonë komunisti Edit, ndërsa ajo pjesa tjetër kur bërtas për Open Ballkanin me thonë ky qeni i Draganës i presidentit të Serbisë se dua të hapen kufijtë që të ecë tregtia, ekonomia, se dua që nëpërmjet njëjësve, nëpërmjet bisedave të mbulohen plagët e tallavave politike që ndodh në Ballkan. Nuk kam as në fis të nonës dhe as të babës asnjë komunist. E gjeta unë respektin tek Edi Rama dhe e quaj Edi Ramën mbrojtës të së djathtës. Çohen qentë nga krahu tjetër.’- shprehet Luca.

 

 

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 17/06/2023 19:58

    Je djali i gjenive te artit,por Ndreka persa i perket artit kishte diçka me shume.Ty te njohim shume pak.

    Përgjigju
    • Arb: 18/06/2023 06:54

      Po pra.. ndoshta kishte edhe ndonje dosje si lidhje e udb jugosllave qe i biri nuk e ka...

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?