Gjergj Luca nxjerr në treg peshkun ton të përpunuar në Shqipëri (Video)

17 Maj, 19:25| Përditesimi: 17 Maj, 19:48

  • Share

Sipërmarrësi më i madh i peshkut në Shqipëri, Gjergj Luca ka nxjerrë në treg peshkun ton.

"Për të gjithë skeptikët, që kur unë  flas për punën e peshkun më bëjnë komente pa lidhje. Ky është Yellowfin, shikoje çfarë ngjyre ka. Ky Yellowfin pasi kalon në një makineri me gjilpëra i injektohet ngjyrë brenda dhe prej këtej del ky prodhimi që shikoni ju. Del ky prodhimi që shikoni ju këtu.

Është prodhimi i ngjyrosur me një ton që vjen nga Afrika. Ky hyn pa asnjë lloj vlere në tregun tonë. Ndërsa ky këtu që ka pushtuar të gjithë markatat e mira të Evropës, Amerikës dhe Kanadasë, po e afrojmë edhe në një mënyrë tjetër për të gjitha restorantet e Shqipërisë. Këto do ua vëmë në dispozicion restoranteve për sushi për tartar, për krudo, bërxolla...", thotë Luca mes të tjerash. 

Luca nisi për herë të parë përpunimin e peshkut ton në Shqipëri, aq i kërkuar në tregjet botërore dhe tashmë e ka nxjerrë në shitje.

Ai i përket një cilësie të lartë dhe është përpunuar me teknologji moderne të avancuar.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dave: 18/05/2024 17:55

    Bravo na sill dhe ne Lezhe ju lutem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?