VIP & Spektakël

Gjergj Luca publikon videon: Takim i ngrohtë me patriotët e mi e të Luizit, jemi në pritje të përgjigjes për të organizuar dasmën e tij me Kiarën

5 Maj 2023, 12:55| Përditesimi: 5 Maj 2023, 13:22

  • Share

Mospërfshirja e personazheve të njohur në historitë e krijuara brenda Big Brother VIP, ka qenë thuajse e pamundur.

Kështu biznesmeni Gjergj Luca i premtoi pak kohë më parë Kiarës dhe Luizit se sapo këngëtari shkodran të dalë nga shtëpia do t’u organizojë të dyve një dasmë madhështore.

Ndërkohë ditën e sotme ai ka publikuar një tjetër video, ku shfaqet me disa qytetarë shkodranë dhe fton të gjithë shkodranët në dasmën që do të organizojë.

"Një takim i ngrohtë dhe miqësor me "maturantët" shkodranë, patriotët e mi dhe të Luizit. Jemi në pritje të përgjigjes së Kiarës dhe Luizit për të organizuar dasmën e tyre në qytetin më të veçantë Rozafa Fish City ku të gjithë shkodranët e mi janë të ftuar. Trashëgime!", shkruhet bashkangjitur videos.

 

 

M.Q./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 07/05/2023 09:00

    zeniti i injorances ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?