TIRANË- Pas dorëheqjes së Altin Bashës, teatri “Eksperimental” ka nga sot një drejtor të ri. Koreografi Gjergj Prevazi, është i përzgjedhuri i Këshillit të Ministrave, ndërsa në garë morën pjesë edhe katër kandidatët të tjerë Ema Andrea, Genc Fuga, Indrit Çobani.
Gjatë prezantimit të platformës së tij pak ditë më parë në Ministrinë e Kulturës, Prevazi u shpreh se në menaxhimin e mundshëm të kësaj skene ai do ta trajtonte teatrin si një hapësirë lirie dhe një të mirë publike që duhet trajtuar me kujdes.
Ndërkaq premtoi një imazh të ri të këtij teatri nga pikëpamja estetike, tematike e përmbajtjesore.