Gjergj Xhuvani, një jetë me filmin shqiptar dhe trofetë ndërkombëtare

16 Gusht 2019, 08:09| Përditesimi: 16 Gusht 2019, 10:22

  • Share

Gjergj Xhuvani, një nga regjisorët më të spikatur në kinematografinë bashkëkohore shqiptare u shua në moshën 56- vjeçare. Pinjoll i një familjeje të njohur, i biri i shkrimtarit Dhimitër Xhuvani, ai u bë përfaqësuesi më i mirë i një brezi të ri kineastësh, që i erdhën Shqipërisë pas rënies së skemës së kinemasë socialiste. I lindur më Tiranë më vitin 1963, Gjergj Xhuvani studioi në Akademinë e Arteve në degën e Arteve Dramatike. Nga viti 1986 deri më 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma. Më vitin 1991 ai realizoi filmin e tij të parë “Bardh e zi”. Duke e pasur shkrimin një pasion të hershëm, ai e shkroi vetë skenarin. Në fokus të këtij filmi ishte një zyrtar i lartë partie dhe një mjek që punojnë në një fshat të thellë malor ku mësojnë lajmin e vdekjes  së mikut të tyre të fëmijërisë. Të dy veç e veç nisen për në varrim. Vështirësitë që ndeshin gjatë rrugës, kujtimet e secilit dhe takimi mes tyre zbulojnë karakteret dhe transformimet që kanë ndodhur për shkak të psikologjisë së tyre respektivisht ajo e një karrieristi dhe ajo e një njeriu që përpiqet të jetë më human. Në rolet kryesore, në këtë film interpretojnë Gëzim Rudi, Artan Imami, Petrit Malaj , Doris Prela dhe ajo që më vonë u bë bashkëshortaj e tij, Luiza Xhuvani.  Dy vjet më vonë, Xhuvani u shfaq në kienma me një romance, që tratohej sipas novelës me të njëjtin titull të Dhimitër Xhuvani, “E diela e fundit”, ku spikat intepretimi i Margarita Xhepës. Filmi rrëfen historiën e një çifti të moshuarish, që befas e kuptpjnë sesa të vetmuar janë. Shtëpia e tyre kthehet gati në një burg në mes të qytetit të zhurmshëm. Në vitin 1993, ai realizon filmin “Një ditë nga një jetë”, një film që sërish trajton temën e të moshuarëve. Në këtë film kanë interpretuar Kadri Roshi, Gëzim Rudi dhe Luiza Xhuvani. Më vitin 1994 ai sjell një romancë bazuar sërish në novelën e Dhimitër Xhuvanit. “Dashuria e fundit” është filmi që tregon jetën e një prostitute. Më 1999 ai sjell në ekran “Funeral business”, sërish me skenar të Dhimitër Xhuvanit. Vendi është i zhytur në krizën e besimit ndaj ligjit moralit drejtësisë së shtetit. Më 2001 ai do të realizojë filmin “Parrullat”, një nga prodhimet kinematografike shqiptare më të vlerësuara nga kritika. Nën skenarin e Ylljet Aliçkës dhe Yves Hanxer, filmi do të ngjisë në ekran një histori të komunizmit shqiptar. ”I dashur armik” është një tjetër sukses i Xhuvanit, i cili, duhet thënë se shkëlqen në temat historike. Nën skenarin e Dhimitër Xhuvanit filmi na çon në Shqipërinë e vitit 1943. Filmi flet për ndërprimin mes këtyre personazheve te ndryshme prej njeri-tjetrit, por njëkohësisht te bashkuar nga ndjenja njerëzore. Një vit më vonë më 1993, ai realizoi filmin “Një ditë nga një jetë”. Sërish në fokus është një i moshuar i cili është I tërhequr nga jeta intensive që jetonte dikur. Në këtë film interpretojnë Kadrri Roshi,Gëzim Rudi dhe Luzia Xhuvani. Më vitin 1994 ai solli një romancë bazuar sërish në novelën e Dhimitër Xhuvanit. “Dashuria e fundit” është filmi që tregon jetën e një prostitute. Historia e dashurisë së saj të fundit e ndihmoi të merrte kurajo e të ngriheshe kundër asaj që po eksperimentonte kundër opinionit predikimeve. Duke luftuar vetë, ajo mundi të dalë nga kjo gjendje. Më 1999 ai sjell në ekran “Funeral business”, sërish me skenar të Dhimitër Xhuvanit. Me babain e tij ai ka punuar pothuajse në gjysmën e karrierës së vet. Më 2001 ai do të realizojë filmin “Parrullat”, një nga prodhimet kinematografike shqiptare më të vlerësuara nga kritika. Nën skenarin e Ylljet Aliçkës dhe Yves Hanxer, filmi do të ngjisë në ekran një histori të komunizmit shqiptar. Në vitin 2008 ai realizon filmin “Lindje perëndim lindje”, ku spikat interpretimi i Ndriçim Xhepës. I vlerësuar në festival ndërkombëtare, në të tregohet historia e një personazhi.


Personazhi i Ilo Zotos është një trajner çiklizmi dikur vetë kampion i çiklizmit, por tashmë ka rreth 20 vjet që ka lënë sportin dhe punon thjesht si një biçliketazhi, si shumë sportistë që me kalimin e viteve harrohen ose përfundojnë në punë të zakonshme dhe nuk kanë më atë shkëlqimin që kanë kur janë në sport.  Ai ka një dyqan, por në një moment vjen një njoftim nga shteti që një ekip çiklistësh duket që të shkojë dhe të përfaqësojë shtetin tonë jashtë vendit, në një aktivitet tur çiklistik që zhvillohet në Francë. Për të krijuar një ekip kombëtar me çiklistët më të mirë të momentit vendosin dhe për një trajner që duhet ta drejtojë këtë ekip. Atëherë ministria mendon për njeriun i cili ka qenë kampion vite më përpara që është personazhi që kam unë në film. Momenti në film është i vitit 1989-1990. Është një kohë kur ndërrohen sistemet, kur ndodhin ikjet me anije të shqiptarëve etj, pra është një kohë kur ky ekip çiklistësh del për të kryer aktivitetin mes shumë peripecive që janë të panumërta. Kërkon të kthehet tashmë në atdhe, por nuk kthehet dot sepse kufijtë janë të bllokuar. Pra ekipi i çiklistëve ikën, del jashtë dhe në momentin që duan të kthehen ata nuk munden sepse janë të bllokuar kufijtë sidomos nga krahu i portit të Durrësit, andej dhe nga ata kanë dalë për këtë tur çiklistik bashkë me trajnerin sëbashku me një autobus. Më 2017-n Gjergj Xhuvani prezantoi në kinemanë e Tiranë filmin “Engjëjt janë larg”. Historia e në këtë film përqëndrohet tek lufta e Kosovës. Në mes të luftës më 1999 Mario një prift itakian refuzon të braktisë jetimët për të cilët kujdeset. Përtej Adriatikut Hana shumë tërheqëse, braktis jetën e saj si prostitutë dhe merr rrugën për në zonën e nxehtë të luftës në kërkim të vajzës së saj.

Puna e tij e fundit është filmi “Liqeni im”, i cili ende nuk është shfaqur në kinemanë shqiptare. Filmi “Liqeni im”, të cilin e la në process montazhi për shkak të vdekjes së tij nga një sëmundje e rëndë në Romë, tregon historinë e një djaloshi intelegjent, të quajtur Kristo, që joshet nga tregu I drogës, dhe përfundon mes dramave të shmbshme për t’I dhënë lamtumirë së shkuarës së tij.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?