Gjergji Cukali dhe Hasan Kanaci i grabitjes në Rinas kërkojnë leje për të votuar

26 Qershor 2019, 16:23| Përditesimi: 26 Qershor 2019, 16:33

  • Share

Çdo qytetar që ka vendbanimin në Tiranë dhe nuk gjen emrin në listat e zgjedhëse apo ka gabime mund t'i drejtohet Gjykatës së Tiranës deri të dielën më 30 qershor, deri 6 orë para mbylljes së qendrave të votimit.

Në urdhrin e siguruar nga ReportTv rezulton se administrata gjyqësore si dhe gjyqtarët e Dhomës Civile e Familjare do të përfshihen në short për të shqyrtuar kërkesat e qytetarëve.

Deri më tani rezulton se janë paraqitur 28 kërkesa mes tyre dhe nga paraburgimi 313-të ku rezulton se leje votimi ka kërkuar Gjergji Cukali i ndaluar si person i dyshuar për vrasje dhe bashkëpunëtori i grabitësve në Rinas, Hasan Kanaci.

Kërkes leje për votimin

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?