Aeroporti i Berlinit

Gjermanët në protestë për rritje të pagave, paralajmërohet grevë në aeroportin e Berlinit! Pritet anulim i fluturimeve

22 Prill 2023, 16:18| Përditesimi: 22 Prill 2023, 16:26

  • Share

Punonjësit e aeroportit të Berlinit në Gjermani kanë paralajmëruar për grevë dhe bojkot të punës së tyre në rast se nuk do të përfitojnë rritje pagash.

Pritet që të hënën të ketë probleme për shkak të grevës së paralajmëruar dhe të ketë anulime të fluturimeve. Anulimet prekin edhe shërbimet e sigurisë përfshirë kontrollin e pasagjerëve dhe mallrave. Nisja e grevës është planifikuar në orën 03:30 të mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në mesnatë.

Të enjten anëtarët e sindikatave u larguan nga puna në aeroportet e Duseldorf, Hamburg dhe Këln-Bon.

Sindikata gjermane Verdi u bëri thirrje anëtarëve të saj që punojnë në aeroportin e Berlinit të bëjnë grevë të hënën në një mosmarrëveshje të vazhdueshme për pagat që ka të ngjarë të çojë në anulime fluturimesh.

Të premten, sindikata e transportit EVG mbajti një grevë paralajmëruese mbarëkombëtare në një mosmarrëveshje me Deutsche Bahn AG, duke i ndalur shërbimet e saj të trenave për gjysmë dite.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?