Foto ilustruese

Gjermani/ 21-vjeçari shqiptar rrëmben ish të dashurën! Donte ta sillte në Shqipëri! E tërhoqi zvarrë para miqve

20 Gusht 2022, 20:04| Përditesimi: 20 Gusht 2022, 20:11

  • Share

Një 21-vjeçar shqiptar në Gjermani ka rrëmbyer ish-të dashurën e tij 19-vjeçare shqiptare pasi donte që ajo të kthehej në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Osnabrück.

Mediat gjermane shkruajnë se ai e ka tërhequr zvarrë nga rruga ish-të dashurën dhe më pas e ka futur në makinë, ku më pas është larguar me  shpejtësi.

Të pranishëm në momentin  kur ndodhi ngjarje kanë qenë të pranishëm miqtë e 19-vjeçares të cilët panë të gjithë skenën deh lajmëruan menjëherë policinë. Më shumë se 20 u vunë në punë për kapjen e 19-vjeçarit.

I riu shqiptar nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani.

“Janë vizituar dhe marrë në pyetje dëshmitarët, të afërmit dhe personat kontaktues të të dyshuarit dhe viktimës”, tha policia e Osnabrück.

Të shtunën vonë pasdite, 19-vjeçarja telefonoi nga Holanda dhe i tregoi një të njohuri se do të ktheheshin përsëri në qytet.

Gjatë mbrëmjes, efektivët gjetën makinën që po kërkohej me të cilën u mor me forcë 19-vjeçarja. Ata arritën të arrestonin 21-vjeçarin shqiptar i cili qëndronte i heshtur gjatë  kohës që është tentuar t’i merret dëshmia për ngjarjen.

19-vjeçarja ndodhej gjithashtu në makinë dhe sipas policisë ajo nuk kishte dëmtime fizike ose shenja dhune.

21-vjeçari shqiptar akuzohet për heqje lirie, shtrëngim, lëndim të thjeshtë trupor dhe dyshohet se ka drejtuar mjetin pa patentë. 21-vjeçari u la i lirë por mbetet në hetim dhe i është ndaluar nga policia që të kontaktojë sërish me ish të dashurën.

“Nuk kishte më arsye për ndalim, 21-vjeçari u lirua nga masat policore”, tha policia e Osnabrück-ut.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?