Bota

Gjermani, arrestohet 26 vjeçari sirian, po përgatiste masakër me bombë

19 Nëntor 2019, 16:33| Përditesimi: 19 Nëntor 2019, 16:50

  • Share

Punonte si pastrues në një shkollë fillore në Berlin dhe prej muajsh kishte përgatitur një sulm të përgjakshëm.

Policia gjermane e arrestoi sot në mëngjes pasi e kishte mbajtur për tre muaj rresht në vëzhgim.

Siriani akuzohet se kishte planifikuar një sulm që do shkaktonte shumë viktima. Për prokurorinë është një terrorist islamik.

26-vjeçari nga Siria kishte kohë që shkëmbente mesazhe me një nga ekstremistët afër ISIS.

Biseda kishte të bënte më përgatitjen e një bombe të fuqishme e cila nëse do të vihej në përdorim do shkaktonte qindra viktima.

Prokurori i Berlinit konfirmoi se "mesazhet kishin të bënin me përgatitjen e sulmeve terroriste”.

I riu sirian, për përgtitjen e bombës kishte blerë disa kimikate për të prodhuar peroksid acetoni (Tatp), një eksploziv i përdorur shpesh në sulmet e terroristëve të Shtetit Islamik.

Sipas Andreas Geisel, Ministër i Brendshëm, nuk ka ende asnjë idnikacion për vendin ku do të kryej sulmi me eksploziv.

“Në bisedat mes dy sirianëve shprehej vullneti për të vrarë sa më shumë njerëz”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?