Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Hollandë/ Arrestohet shqiptari, goditi me çekiç bashkëkombasin që të merrte hak për të atin

9 Tetor 2019, 10:26| Përditesimi: 9 Tetor 2019, 11:44

  • Share

Hollandë- Një 38-vjeçar me origjinë nga Kosova është arrestuar pasi ka përplasur me makinë bashkëkombësin dhe më pas e ka goditur me çekiç duke i shkaktuar vdekjen.

Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes mes dy kosovarëve në Hollandë, ku mori hakun e vrasjes së të atit.  

Në vitin 2017 në Winterswijker të Hollandës vëllai i të vdekurit vrau babain e autorit me një copë druri në kokë dhe ai ishte dëshmitar.

Në atë kohë ai ishte në moshën 12-vjeçare dhe donte të hakmerrej për vrasjen e të atit.

Deme Lulaj, 58 vjeç është personi që ndërroi jetë ditën e djeshme.

Autori 38-vjeçar kosovar u dënua me 18 vite burg nga gjykata.

Hakmarrja është një fenomen i papranueshëm dhe i padëshirueshëm, për të cilin nuk ka vend në këtë shoqëri. Kjo është arsyeja pse vetëm dënimi me burgim të gjatë është i përshtatshëm”, është shprehur gjykatësi gjatë seancës.

Sipas medias së huaj, gjykata tha se vrasja ka qenë e mirëmenduar, pasi makina e 38-vjeçarit ishte parë disa herë në rrugën ku banonte viktima përpara vrasjes.

Autori postoi një foto në Facebook ditën e vrasjes, për ta pasur si alibi se ishte në Zvicër.

Gjithashtu gjurmët e ADN-së së viktimës u gjetën në xhaketën e 38-vjeçarit, ndërsa makina që përdori për përplasjen, ishte e regjistruar në emër të tij.

Komento

Komente

  • Fredi: 09/10/2019 11:20

    Ne shqiptart jetojm akoma në kohen e Robin Hudit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?