Friedrich Merz

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Merz: Brenda 8 javësh duhet të formojmë qeverinë e re! Vendi duhet të dalë nga ky ngërç

24 Shkurt, 11:54| Përditesimi: 24 Shkurt, 11:58

  • Share

Kandidati për kancelar i unionit CDU/CSU, Friedrich Merz, dëshiron ta formojë qeverinë e re federale gjermane deri në festën e Pashkëve.

"Tani jemi më pak se tetë javë para festës së Pashkës dhe mendoj se kjo kohë duhet të jetë maksimalisht e mjaftueshme për të formuar qeverinë në Gjermani," tha ai në Berlin teksa shpalli fitoren e zgjedhjeve.

Gjermania drejtohet që prej muajit nëntor nga nga një qeveri pa shumicë parlamentare pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar të udhëhequr nga Scholz. Një ngërc që sic thotë Merz gjermani duhet të dalë menjëherë.

Kancelari në detyrë Olaf Scholz i cili duket të jetë humbësi i madh I këtyre zgjedhjeve pasi doli forcë e tretë, tha se nuk do të negociojë me CDU për formimin e një koalicioni qeverisës.

"Nëse do të ketë ka bisedime, mes SPD dhe Unionit, unë nuk do të jem negociator i SPD-së," tha Scholz pas procesit të votimeve.

Ai tha se kishte kandiduar për postin e kancelarit federal dhe nuk dëshiron të marrë post si përfaqësues i SPD-së në një qeveri federale të udhëhequr nga CDU.

Mënyra dhe përbërja e koalicionit mbetet e vështirë deri në këto momente për t’u parashikuar, pasi Merz është zotuar që të mos bëjë koalicion më AFD e së djathtës. Fitoren e CDU e përshëndeti edhe presidenti amerikan Donald Trump i cili e përshkroi atë si rezultat të ngjashëm me atë që e risolli në pushtet në mandatin e dytë.

"Ngjashëm me Shtetet e Bashkuara, popullit të Gjermanisë i ka ardhur në majë të majë të hundës me agjendën e pakuptimtë, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite," shkroi Trump në mediat sociale.

 Por Merz në fjalimin e fitores tha se Europa duhet të fitojë pavarësi nga SHBA dhe kritikoi ndërhyrjen amerikanë në zgjedhjet e gjermanisë, ku Elon Musk mbështeti hapur partinë e esktremit të djathtë.

Gazeta Politico e përshkruan Freidrich Merz një konsëervator të shkollës së vjetër i pozicionuar me bindjet e qendrës së djathtë. Ai është një lider shumë pro amerikan që tashmë i duhet të formojë qeverinë por në drejtimin e saj i duhet të bëjë pa mbështetjen e aleatit më të madh të shekullit të fundit, SHBA.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?