Një kthim i mundshëm nga e majta në zgjedhjet e së dielës në Gjermani po i frikëson milionerët gjermanë të cilët kanë vendosur të transferojnë asetet e tyre në Zvicër.
Kjo pasi në CDU, humbasin zgjedhjet dhe në pushtet vjen njëra nga partitë si qendra e majtë e socialdemokratëve SPD, e majta ekstreme Linke apo Të Gjelbrit, mund të kthehet në fuqi një takse e pasurisë dhe mund të shtohet edhe taksa për trashëgiminë.
“Për super të pasurit, kjo është dritë e kuqe. Familjet ndërmarrëse janë shumë të alarmuara”, tha një avokat gjerman.
Veprimi i milionerëve gjermanë tregon se si të pasurit ende e shohin Zvicrën si vend tërheqës për ta vendosur pasurinë, pavarësisht përpjekjeve të saj për ta shkatërruar imazhin si strehë e miliarderëve.
Asnjë shtet në botë nuk ka më shumë asete të huaja se Zvicra dhe këto asete shënuan një rritje të theksuar vitin e kaluar. Nga këto asete përfituan bankat e mëdha si UBS, Credit Suisse dhe Julius Baer. Tensionet gjeopolitike dhe frika nga rënia ekonomike në pandemi e bënë tërheqës stabilitetin politik të Zvicrës.
Sipas të dhënave, depozitat e gjermanëve në bankat e Zvicrës u rritën për gati pesë miliardë dollarë vetëm në çerekun e parë të këtij viti dhe shkuan në 37.5 miliardë dollarë. Në këtë shifër nuk përfshihen aksionet dhe produktet financiare.