GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në lagjen Friedrichsfelde në Berlin.
Një 23-vjeçar, shqiptar i Kosovës goditi për vdekje me sëpatë një grua 27-vjeçare, ukrainase. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40 në një apartament në rrugën Löwenberger.
Pas njoftimit nga fqinjët të cilët kishin dëgjuar britmat e viktimës, policia arriti në vendngjarje, por duke qenë shumë vonë për të renë ukrainase, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në vendngjarje.
Kur policia arriti, gjeti 23-vjeçarin shqiptar me sëpatë dhe 27-vjeçaren ukrainase të shtrirë në tokë, ku dukej se nga goditjet fatale kishte marrë plagët të rënda. Ai refuzoi të dorëzohej dhe gjatë aksionit policia e qëlloi 23-vjeçarin për vdekje me armë.
Në zonën ku ndodhi ngjarja janë apartamentet e lira, ndërkohë që është ende e pa qartë marrëdhënia mes viktimës dhe autorit. Një dëshmitar, që banon në afërsi të banesës tha se rreth orës 7 të mëngjesit ka dëgjuar britma të forta. Një fqinj tha se autori goditi me çekiç derën e banesës për të hyrë brenda. Më vonë ai pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës.
Marrja e njërit prej trupave nga vendi i ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Berlin ku një 23-vjeçar nga Kosova godit për vdekje me sëpatë një 27-vjeçare ukrainase.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:40 kur fqinjët dëgjuan britmat e tmerrshme të një gruaje brenda pallatit, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Një dëshmitar, që banon në afërsi të banesës ku ndodhi krimi thotë se rreth orës 7 të mëngjesit ka dëgjuar britma të forta.
Një fqinj tha se autori goditi me çekiç në fillim derën e banesës. Ai thotë se nuk ka guxuar të hapë derën. Më vonë ai pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës së tij.
Jo po do e ushqenin skizofrenin me buke. Atje dole me gje ne dore, pastrohesh nga faqja e dheut. Nuk ka shance te dyta e te treta.
Përgjigju