Gjermani/ I riu shqiptar vetëvritet në banesë! Babai apel për ndihmë për kthimin e trupit në atdhe: Pronari nuk i jepte pagesën

3 Nëntor, 07:19| Përditesimi: 3 Nëntor, 22:08

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë ku 33 -vjeçari, Dritan Lalaj, me origjinë nga Frakulla e Fierit, është gjetur i pajetë në datën 1 nëntor.

Shkak që ka çuar 33 vjeçarin të ndërmarr këtë akt, sipas familjhes ka qenë moskorrektësia e pagesës nga ana e pronarit, ku ai punonte.

Sipas burimeve të Report Tv, i riu i kishte shkruar një letër kushëririt të tij dy javë më parë ku i bënte të ditur se do të largohej nga kjo botë.

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim ( Gori) Lalaj, tregon për Report Tv mes lotësh, se telefonatën e fundit me të birin e kishte pasur tre ditë më parë ku i kishte treguar se pas tentativës për vetëvrasje dy javë më parë, është qetësuar duke i premtuar se nuk do ta përsërisë më.

Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme babai i 33- vjecarit apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

“Kam folur me të dhe më tha se bëjë më këtë veprim. Ai ishte ndihma më e madhe financiare, unë skam as pension asgjë. Kërkojmë ndihmë. Nuk kam pjesëtar të tjerë në familje, vetëm atë kisha”, tha ai.

Komuniteti shqiptar ka mbledhur fonde për të mundësuar dërgimin e trupit pranë familjes e cila është në kushte të mjerueshme ekonomike.

Trupi i pajetë i 33- vjeçarit pritet të mbërrijë në Shqipëri pas disa ditësh, ndërkohë që mësojmë se ai ishte djali i vetëm i familjes.

5 vite më parë nëna e tij ka ndërruar jetë, ndërsa tashmë babai i sëmurë dhe pa të ardhura, Gori Lalaj, mbetet vetëm.

Ora 13:35
33 vjeçari u vetvra në Gjermani, babai apel për ndihmë për kthimin e trupit: Më premtoi se nuk do e bënte më! Vetëm atë kisha

 

Një 33- vjeçar nga Frakulla e Vogël e Fierit është vetëvrarë në Hamburg të Gjermanisë.

Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku sipas familjes që 33- vjecari, Dritan Lalaj, i ka dhënë fund jetës, trupi i të cilit u gjet në banesë nga policia në datën 1 tetor.

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim ( Gori) Lalaj, e mori ditën e sotme.

I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari  tregon për Report Tv mes lotësh, se telefonatën e fundit me të birin e kish pasur tre ditë më parë ku i kishte treguar se pas tentativës për vetëvrasje dy javë më parë, është qetësuar duke i premtuar se nuk do ta përsërisë më.

Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme babai i 33- vjecarit apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

“Kam folur me të dhe më tha se bëjë më këtë veprim. Ai ishte ndihma më e madhe financiare, unë skam as pension asgjë. Kërkojmë ndihmë, Nuk kam pjestar të tjerë në familje, vetëm atë kisha”, tha ai.

Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku , pohon se për kthimin ë trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Depresion: 03/11/2024 16:28

    Gjermania njihet si shtet me depresion ! Vend shume me depresion dhe shumica nuk Jane aspak korrekt , ne dhjet vitet e fundit arabët lindja mesme dhe italjanet zoterojne bizneset , edhe Gjermanet brezi i ri Jane kthyer ne kollarexhinj te medhenj! Ambasada duhet te kerkoje hetim dhe ti mbrojne shqiptaret pasi vota e diaspores mbetet prioritet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?