GJERMANI- Mbrëmjen e së shtunës, një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Gjermanisë, pasi grabiti një prostitutë 21-vjeçare në një ndërtesë në Leonhardstrasse.
Pas marrëdhënies seksuale, rreth orës 04:40 ka pasur mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit, ku mësohet se shqiptari e ka sulmuar atë dhe i ka vjedhur 130 euro, raportojnë mediat e huaja.
Teksa shqiptari ka tentuar ta vidhte atë, 21-vjeçarja ka shtypur menjëherë butonin e emergjencës dhe sigurimi arriti t'a mbante 34-vjeçarin shqiptar derisa policia mbërriti në vendngjarje.
Me kërkesë të prokurorit publik, i riu shqiptar më 3 dhjetor 2022 është nxjerrë para magjistratit, i cili ka lëshuar një urdhër-arresti dhe e ka zbatuar atë