Bota

Gjermani/ Makina merr para turmën e këmbësorëve, 2 të vdekur dhe 25 të plagosur

3 Mars, 14:37| Përditesimi: 3 Mars, 17:59

  • Share

GJERMANI - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Mannheim të Gjermanisë. Dy persona kanë humbur jetën pasi një makinë përplasi një turmë këmbësorësh.

Autoritetet gjermane raportojnë për 25 të plagosur, 15 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas mediave të huaja, drejtuesi i mjetit është arrestuar, pa dhënë detaje të tjera. Incidenti ndodhi ndërsa turmat u mblodhën në qytete në të gjithë rajonet, duke përfshirë Rhineland të Gjermanisë për parada për të shënuar sezonin e karnavaleve.

Ora 17:39
Momenti kur makina me shpejtësi marramendëse futet drejt turmës së njerëzve në Gjermani (VIDEO)

1741020142_Screenshot113.jpg

Janë publikuar pamjet nga momenti kur 1 makinë me shpejtësi marramendëse u fut në mes të turmës së njerëzve në Mannheim të Gjermanisë, duke vrarë 2 personA, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

S.B/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?