ilustruese

Bota

Gjermani, Merz: Vetëm flamuri gjerman mund të valëvitet mbi parlament, ylberi jo! Bundestagu nuk është cirk

3 Korrik, 10:36| Përditesimi: 3 Korrik, 10:58

  • Share

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se vetëm flamuri kombëtar dhe ai evropian mund të valëviteshin në ndërtesën ku ndodhet Parlamenti dhe se njerëzit mund të valëvitnin çfarëdo flamuri që dëshironin në pragun e shtëpive të tyre. Disa ditë më parë, presidentja konservatore e Bundestagut, Julia Klöckner, njoftoi se flamuri nuk do të valëvitej në ndërtesën e Reichstagut për të shënuar festimet e Paradës së Krenarisë. Kancelari gjerman e mbështeti më pas vendimin e marrë nga presidenti i dhomës së ulët të parlamentit të Gjermanisë, Bundestagut, për të mos e ngritur flamurin. 

“Është një deklaratë shumë e paqëlluar dhe kancelari duhet ta mendojë përsëri”, tha Armand Zorn, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD). Zorn beson se në kohën kur anëtarët e komunitetit LGBTQ përjetojnë armiqësi të hapur, deklarata e Kancelarit nuk është e përshtatshme.

Edhe nga radhët e Unionit të tij Kristian Demokrat CDU/CSU, Merz po përballet me kritika. “Mendoj se deklarata është e gabuar dhe do ta diskutoj personalisht me kancelarin”, tha Soenke Siegman, presidente e Federatës së Lezbikeve dhe Homoseksualëve brenda Unionit.

Në të njëjtën kohë, kryetari i grupit parlamentar të Demokristianëve dhe një nga politikanët më të shquar gjermanë që nuk e ka fshehur kurrë se ka një marrëdhënie homoseksuale, Jens Spahn, e mori kancelarin në mbrojtje.

“Kancelari ka plotësisht të drejtë. Nuk mendoj se ky debat i zgjatur mbi këtë temë po kontribuon që komuniteti LGBTQ në Gjermani të gëzojë më shumë liri”, tha Spahn.

Kancelari gjerman Merz, e mbrojti Presidenten e Bundestagut Julia Kloeckner në një intervistë për shërbimin publik ARD. Kloeckner, refuzoi të varte flamuj me ngjyrat e ylberit në ndërtesën e Bundestagut gjatë paradës në Berlin në fund të korrikut.//DW

A.I/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 03/07/2025 11:12

    Te lumte goja z kancelar.po prishin boten duke i fut deri ne shkollat fillore kto ngjyra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?