Foto qytetarësh në rrugë

Gjermani/ Ministri i ekonomisë: Rekord viktimash nga COVID-19, duhet të veprojmë urgjentisht

12 Dhjetor 2020, 12:23| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 12:29

  • Share

GJERMANI- Shteti Gjerman aktualisht po përballet me pasojat e renda të valës së dyte të COVID-19 dhe si pasojë bënë thirrjen për bllokimin e dytë para Krishtlindjeve pasi regjistroi 585 vdekje dhe 29.875 infektime gjatë 24 orët e fundit, i cili është edhe numri më i lartë i infektimeve që nga fillimi i pandemisë.

Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier paralajmëroi se "Duhet të veprojmë urgjentisht, duhet të bëjmë më shumë nga sa është planifikuar".

Rusia dhe Ukraina gjithashtu raportuan një numër rekord rastesh dhe viktimash nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, të premten.

Gjermania ndodhet në bllokim të pjesshëm që nga fillimi i nëntorit, bllokim i cili konsiston në mbylljen e bareve, restoranteve dhe vendeve të argëtimit të cilat grumbullojnë shpesh një numër të lartë njerëzish. Gjatë festave ishte menduar që të bëhej një lëshim për sa i përket masave shtrënguese dhe izoluese por rritja e infektimeve me koronavirus në vend ka alarmuar gjithnjë e më shumë zyrtarët e lartë me në krye Lothar Ëieler, kreu i Institutit prestigjioz Robert Koch, i cili e përshkroi situatën si “jashtëzakonisht të brishtë”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se do të merren masa të rrepta gjatë fjalimit të saj në parlament, e cila ka shprehur keqardhjen e saj të thellë për situatën.

Gjermania konsiderohej një ndër shtetet të cilat janë përballur më së miri me valën e parë të COVID-19 por duket sikur vala e dytë e pandemisë është edhe më e rrezikshme dhe kërkon një ndërgjegjësim maksimal nga qytetarët për sa i përket zbatimit të masave higjienike dhe shtrënguese.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?