Një zjarr i madh përfshiu një ndërtesë të lartë në ndërtim e sipër në lagjen Tiergarten në Berlin. Pamjet e publikuara në mediat e huaja, tregonin një re të madhe tymi që shtrihej mbi qytet.
Zjarri shpërtheu rreth orës 8:30 të mëngjesit, ndërsa po kryheshin punime në çati, ndërsa pati 3 shpërthime të forta.
Beteja me flakët zgjati më shumë se dy orë, ndërsa zjarrfikësit arritën të shuanin pjesën kryesore të zjarrit në çati, megjithatë pjesa e jashtme e ndërtesës vazhdon të laget nga zjarrfikësit si masë paraprake dhe pak më vonë u vu në kontroll.
Departamenti i Zjarrfikësve vlerëson se zjarri filloi në çati, ku kishte material të ndezshëm.
Komente
