Gjermani/ Pas helmimit me Novichok, Navalny ecën vetë…, por shërimi është akoma larg

19 Shtator 2020, 16:48| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 16:51

  • Share

44 vjeçari, kundërshtar i Kremlinit Aleksej Navalnyj, ecën vetë, pa ndihmën e askujt. I helmuar në muajin gusht në Tomsk, në Rusi me një substancë helmuese që i përkiste  familjes së Novichok dhe u transferua në gjendje kome në Berlin, postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke ecur nëpër shkallë 

"Këmbët ende më dridhen kur ngjit shkallët...doktori më viziton çdo mëngjes dhe një ditë më tha: Aleksei, të kam sjellë një dërrasë të zezë, mendo një fjalë dhe shkruaje. Kjo dëshpëroi, sepse edhe pse në përgjithësi mund të kuptoja se çfarë donte doktori nga unë, nuk dija gjeja një fjalë, qëë diku ishte fshehur në ndonjë pjesë të kokës.

"Mjekët fantastikë në spitalin Charité në Berlin më shndërruan nga një person teknikisht i gjallë në një person që i ka të gjitha shanset të rikthehet në shoqëri dhe jetën sociale” - shkruan Navalny

Mesazhi i tij në Instagram ka marrë mbi 200,000 pëlqime në vetëm disa minuta. 

Disidenti rus ndodhet i shtruar në spital që nga 22 gushti pasi u helmuar teksa udhëtonte me avion për në Moskë.

Rusia ka hedhur poshtë çdopretendimet se ajo është disi e përfshirë në helmimin e kryeopozitarit dhe ka refuzuar hapjen e hetimeve siç kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare. 

Ishte vetë Kancelarja gjermane Angela Merkel ajo që kërkoi që Moska të "ndriçojë" ngjarjen kurse presidenti francez Macron e ka quajtur "vrasje në tentativë". 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?