Niklas Sommer

Sport

Gjermani/ Postoi foto me fanellën e Bayern Munich, tifozët dhunojnë lojtarin e tyre

3 Shtator 2024, 22:11| Përditesimi: 3 Shtator 2024, 22:17

  • Share

Futbollisti i Nurnberg, Niklas Sommer, është dhunuar nga tifozët e skuadrës së tij. Shkak për këtë sulm është bërë një foto e postuar nga lojtari në rrjetet sociale.

Sommer, publikoi një foto në profilin e tij, ku shihej me fanellën e Bayern Munich, një rival i Nurnberg.

Kjo nuk është pritur mirë nga tifozët, pavarësisht se lojtari e fshiu foton pak minuta më vonë. Tifozët e klubit gjerman protestuan me pankarta në stadium, por nuk u mjaftuan me kaq.

Një pjesë e tyre i bënë pritë pranë shtëpisë dhe dhunuan Sommerin. Klubi i Nurnberg, i cili militon në Bundesliga 2 dënoi veprimin, ndërsa policia ka nisur një hetim për të zbuluar autorët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?