Përfundimisht Annegret Kramp Karrenbauer, presidente e CDU dhe e konsideruar nga shumë si kancelare e mundshme e Gjermanisë, është bërë ministrja e re e mbrojtjes në Gjermani.
Annegret, e cila zuri vendin e Ursula von der Leyen, sot Presidente e Komisionit Europian, ka tashmë përpara sfidat e ripërtëritjes së thellë të forcave të armatosura.
Annegret, sapo u emërua në krye të mbrojtjes së Gjermanisë, tha se: Ky hap nuk na imponohet nga jashtë dhe nuk është çështje e rritjes së kapaciteteve të mbrojtjes, por ka të bëjë me menaxhimin e pajisjeve dhe personelit të forcave tona të armatosura gjermane”.
Kritikat bien mbi Merkelin
Ndoshta pikërisht për këtë arsye nuk kanë munguar kritikat, siç janë ato të nënkryetarit të Partisë Liberale Demokratike (FDP), sipas të cilës "asgjë nuk mund të shprehë përçmimin e Kancelares Merkel për trupat tona të armatosura, më shumë se emërimi i Kramp-Karrenbauer si Ministre e Mbrojtjes e cila nuk ka asnjë eksperiencë në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes".
Rregullat e kushtetutës
Ndërkohë, Bundestagu ka ndërprerë pushimet parlamentare, sepse sipas nenit 64 të kushtetutës gjermane, të gjithë ministrat duhet të betohen para parlamentit para se të marrin detyrën dhe të votohen nga gjysma e 709 parlamentarëve.
Komente
