Gjermani/ Punonjësit e aviacionit 24 orë grevë për paga më të larta! Mbyllen aeroportet, anulohen qindra fluturime

17 Shkurt 2023, 15:26| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 20:48

  • Share

Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane, përfshirë Frankfurt dhe Mynih, preku 300,000 pasagjerë, pasi punëtorët e sindikatave duan paga më të larta dhe kërcënuan me "kaos" nëse kërkesat nuk u plotësuan. Greva përkoi me fillimin e Konferencës së Sigurisë së Mynihut , ku  marrin pjesë më shumë se 40 krerë shtetesh dhe 60 ministra. Në mengjes ministri i jashtëm i Rumanisë, në pamundësi për të hipur në një fluturim të anuluar, udhëtoi nga Austria për në Mynih për më shumë se 4 orë me makinë.

Kjo është greva më e fundit, pas atyre që kanë goditur ekonomitë e mëdha evropiane, duke përfshirë Francën, Britaninë dhe Spanjën, pasi çmimet e larta të ushqimit dhe energjisë rrëzuan të ardhurat dhe standardet e jetesës pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Rreth 2,340 fluturime u anulluan në aeroportet e Bremenit, Dortmundit, Frankfurtit, Hamburgut, Hanoverit, Mynihut dhe Shtutgartit, sipas shoqatës së aeroporteve ADV.

“Kur shikojmë terminalet e aeroportit, na kujton më shumë ditët më të këqija të koronavirusit”,  tha Ralph Beisel i shoqatës së aeroporteve. Sindikata ka bërë presion për një rritje të pagave me 10.5%, ose të paktën 500 euro në muaj.

"Nëse asgjë nuk bëhet për pagën tani, ne të gjithë do të jemi në një verë tjetër kaotike," tha nënkryetarja e sindikatës Verdi, Christine Behle. "Ka të bëjë me dërgimin e një sinjali vërtet të fortë."

Ndër linjat ajrore të prekura, Lufthansa  tha se ishte detyruar të anulojë më shumë se 1,300 fluturime dhe të pezullojë operacionet në aeroportet qendrore të Frankfurtit dhe Mynihut të premten. Nuk ka një vlerësim të kostos së grevës, por në raste të mëparshme një paralizim I tillë kushton  10-15 milionë euro në ditë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?