Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me liderët e shteteve më të rëndësishme europiane Kancelarin gjerman Olaf Scholz, Presidentin francez Macron dhe Kryeministrin Britanik Keir Starmer.Takimi do ti paraprijë samitit për Ukrainën që do të zhvillohet këtë javë.
Arsyeja e ketij takimi i cili i paraprin samitit nuk dihet ende por me gjasë ai do të ketë në fokus konfliktet e armatosura në Ukrainë dhe Lindjen e mesme.
Mediat italiane ndërkohë citojnë burime të tyre sipas të cilave kryeminsitrja italiane Giorgia Meloni nuk do të jetë e pranishme në këtë takim paraprak të liderve. Samiti për Ukrainën do të zhvillohet në Rammstein të Gjermanisë këtë të dielë dhe fokusi do të jetë tek lufta.
Presidenti ukrainas Zelensky ka konfirmuar pjesmarrjen aty dhe ka thënë se do ta shfrytëzojë samitin për të njoftuar planin e fitores se luftës.