Një automjet që u dogj

Bota

Gjermani/ Shpërthim me eksploziv dhe të shtëna me armë në Mynih, një i vdekur, dy makina u dogjën! Oktoberfest mbyllet për shkak të një kërcënimi me bombë

1 Tetor, 11:08| Përditesimi: 1 Tetor, 14:58

  • Share

Mëngjesin e sotëm, skuadrat speciale të policisë dhe zjarrfikësit ndërhynë në veri të qytetit të Mynihut në Gjermani. Alarmi i parë u dha në orën 04:40, ku një shtëpi ishte përfshirë nga flakët dhe disa dëshmitarë deklaruan se kishin dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri.

Pak larg ndërtesës në zjarr, policia gjeti pranë liqenit të Lerchenau trupin e një burri me plagë nga armë zjarri. Sipas një rindërtimi të tabloidit Bild, një burrë vendosi eksploziv në shtëpinë e prindërve të tij dhe më pas vrau veten.

Ndërsa Süddeutsche Zeitung shkruan se bëhet fjalë për një veprim pas një sherri familjar. Një furgon dhe një makinë tjetër u gjet e djegur në zonë. Një person tjetër, që besohet se nuk përbënte kërcënim, është i zhdukur.

Ngjarja ka ende rrethana të paqarta, por për arsye sigurie autoritetet bavareze kanë vendosur të mbajnë të mbyllura hyrjet e Oktoberfest-it deri në orën 17:00 për shkak të një kërcënimi për bombë. Burri kishte një çantë shpine dhe ekspertët e shpërthimeve po përpiqen të zbulojnë nëse ajo përmbante eksplozivë. 

Oktoberfest nuk është vetëm një simbol i qytetit të Mynihut: është gjithashtu festivali më i madh popullor në botë, tani në vitin e tij të 190-të. Ai tërheq gjashtë milionë vizitorë në vit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?