Policia gjermane në vendngjarje

Bota

Gjermani/ Shpërthim i fuqishëm para godinës së policisë në Berlin, 2 oficerë të plagosur

3 Janar, 08:38| Përditesimi: 3 Janar, 08:41

  • Share

Berlin- Edhe Gjermania duket se nuk po gjen paqe nga sulmet që dyshohet se kanë natyrë terroriste.

Dy policë gjermanë u plagosën nga një shpërthim në Berlin mbrëmjen e djeshme (2 Janar). 

Ngjarja ndodhi në murin rrethues të një ndërtese policie në lagjen Wittenau, në zonën veriore të kryeqytetit gjerman.

“Rreth orës 20:20 ka ndodhur një incident i rëndë sigurie në nivelin e gardhit”, njoftoi policia në X. 

Policia tha se 2 të plagosurit ishin pjesë e një patrulle “rutinë të sigurisë”, informon “La Repubblica”.

“Sipas hetimeve fillestare, një objekt ende i paidentifikuar ka shpërthyer, duke i shkaktuar lëndime të rënda fytyrës dhe syve të një oficeri – shpjegon i njëjti burim – dhe një oficer ka mbetur viktimë e traumës akustike”. 

Të dy u trajtuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?