Gjermani/ Shtohet numri i rasteve Covid/ Autoritetet nën presion për të rivendosur kufizime! Qeveria fut gjysmën e BE-së në ‘listën e kuqe’

24 Shtator 2020, 16:26| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 16:28

  • Share

Autoritetet gjermane po vihen nën presion për të rivendosur kufizime më të rrepta për të ndaluar pandeminë, ndërsa numri i rasteve të reja të koronavirusit në vend u rrit përsëri.

Për herë të tretë brenda pak më shumë se një muaji, më shumë se 2 000 infeksione të reja u regjistruan në Gjermani brenda një dite, sipas të dhënave nga instituti ”Robert Koch” i cili ka raportuar 2143 raste të reja në 24 orët e fundit.

Kancelarja Angela Merkel pritet të takohet me kryeministrat e 16 landeve gjermane javën e ardhshme për të koordinuar përgjigjen e kombit ndaj rritjes së numrit.

Një grup i parë i kufizimeve i futur në mars mbajti nën kontroll normat e infeksionit, por e hodhi ekonominë në recesion.

Shtetet gradualisht kanë lehtësuar kufizimet në muajt e fundit.

Kujtojmë që ministri i Jashtëm, Heiko Maas dhe ai i Ekonomisë, Peter Altmaier u vendosën në karantinë në shtëpi pasi ranë në kontakt me persona të infektuar.

Gjysma e BE-së futet në “listën e kuqe”

Qeveria gjermane ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Evropian në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Lista përfshin rajone dhe qytete nga vendet fqinje: Danimarka, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Holanda.

Për momentin, lista gjermane e rajoneve ku ekziston një rrezik i rritur i infektimit përfshin gjithsej 14 nga 27 vende të Bashkimit Evropian – në disa vende vetëm rajone të caktuara janë në listë, dhe në disa territore të plota si Spanja.

Që nga e mërkura, rajonet e para në Danimarkë, Portugali, Irlandë dhe Slloveni janë futur në listë. Dhe në rastin e Francës, Republikës Çeke, Holandës, Kroacisë, Rumanisë, Austrisë dhe Hungarisë, lista aktuale e rajoneve të rrezikut është zgjeruar.

Kriteri kryesor, por jo i vetmi për vendosjen e një rajoni në listën e destinacioneve të rrezikshme është rritja e numrit të rasteve të reja korona në më shumë se 50 infeksione për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?