Olaf Scholz

Bota

Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit

11 Janar, 16:59| Përditesimi: 11 Janar, 17:03

  • Share

GJERMANI - Olaf Scholz është nominuar zyrtarisht si kandidat për kancelar i Partisë Social Demokrate (SPD) për zgjedhjet gjermane, të cilat do të zhvillohen më 23 shkurt.

Gjatë konferencës së SPD-së në Berlin, shumica e delegatëve votuan në favor të Scholz, duke e mbështetur atë përmes një votimi të hapur.

Në fjalimin e tij, Scholz paralajmëroi për rreziqet që do të sjellë marrja e pushtetit nga CDU/CSU dhe kritikoi shkurtimet e taksave të premtuara nga kjo parti, të cilat, sipas tij, do të favorizojnë milionerët dhe miliarderët, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm do të përballen me pasiguri në fushat e kujdesit shëndetësor dhe pensioneve.

Ai theksoi gjithashtu se situata e çrregullt në botë kërkon një qeveri me maturi dhe përvojë.

Pavarësisht kritikave nga krahu rinor i SPD-së, Scholz u emërua unanimisht kandidat për kancelar nga bordi ekzekutiv federal i SPD-së në fund të nëntorit.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?