Foto ilustruese

Gjermani, sulmi me 2 të vdekur në sinagogë, dënohet me burgim të përjetshëm terroristi

21 Dhjetor 2020, 11:41| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 12:01

  • Share

GJERMANI- Një vit pas sulmit terrorist, ku një ekstremist i djathtë ka qëlluar për vdekje 2 persona jashtë një sinagoge në qytetin e Halle-s, në Gjermani është dënuar nga gjykata gjermane me burgim të përjetshëm.

Në gjyqin i cili u mbajt ditën e sotme, ekstremisti i djathë  Stephan B. u dënua për vrasjen e 2 personave jashtë një sinagogu dhe më shumë se 50 akuza për tentativë për vrasje gjatë gjyqit të tij 26 ditorë.

Gjyqtarja Ursula Mertens vuri në dukje ashpërsinë e veçantë të krimeve ndërsa lexoi dënimin.

Rreth 45 të mbijetuar kishin marrë pjesë në gjyq si bashkëpaditës dhe ishin të pranishëm në vendim.

I pandehuri, 26 vjeç ka pranuar krimin e kryer dhe ka shprehur një farë keqardhje për të.

Sulmi është bërë më datë 9 tetor të vitit të kaluar, i pandehuri është munduar të shpërthej sinagogën në të cilin ndodheshin 52 persona që po festonin festën më të shenjtë të kalendarit hebre.

Ai dështoi kryesisht sepse arsenali i tij i armëve të zjarrit dhe eksplozivëve nuk mund të thyente portat e jashtme të mbyllura.

Nga zhgënjimi, ai qëlloi për vdekje dy persona të tjerë kalimtarja 40-vjeçare Jana L. dhe 20-vjeçari Kevin S. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?