Foto ilustruese

Gjermani/ Sulmohet me thikë kandidati i partisë së ekstremit të djathtë

5 Qershor, 14:21| Përditesimi: 5 Qershor, 14:29

  • Share

Kandidati i partisë së ekstremit të djathtë për këshillin e qytetit Mannheim në Gjermani, është sulmuar me thikë mbrëmjen e djeshme (4 qershor).

Politikani u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autori i ngjarjes u arrestua, shkruan BBC.

Malte Kaufmann, një politikane e AfD dhe anëtare e Bundestagut, thotë se personi i plagosur është Heinrich Koch, i cili do të kandidoj në zgjedhjet e këshillit të qytetit, që do të mbahen më 9 qershor - por zyrtarët nuk e kanë konfirmuar akoma.

Ky është sulmi i dytë brenda pak ditësh në të njëjtin qytet. Të premten e 31 majit gjatë një demonstrate të një lëvizjeje anti-islame të ekstremit të djathtë, një 25-vjeçar afgan plagosi të paktën pesë persona, dhe shkaktoi vdekjen e një polici si pasojë e plagëve të marra.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?