Droga e sekuestruar

Gjermani/ Të fshehura në banane sekuestrohen 2 tonë kοkainë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

28 Shtator, 15:56| Përditesimi: 28 Shtator, 22:32

  • Share

Gjermani-Policia gjermane gjeti 2 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane në qytetin port të Hamburgut. Lajmin e bënë të ditur ditën e djeshme (27 shtator) autoritetet gjermane.

 Lënda narkotike e ardhur nga Ekuadori kapte vlerën rreth 100 milionë euro.

12 persona u vendosën në pranga. Të dyshuarit ishin të moshës nga 21 deri në 43 vjeç dhe vinin nga Gjermania, Turqia, Afganistani, Iraku, Siria, Shqipëria dhe India.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm Jörg Fröhlich droga mbërriti në një konteiner në portin e Hamburgut dhe më pas u dërgua me kamion në një objekt me rreze X për inspektim doganor. Rrugës për atje, kamioni ndaloi në një magazinë ku dyshohet se do të bëhej shkëmbimi i pakove të drogës me bananet.

Mediat vendase raportojnë se në Gjermani konsumohen çdo vit rreth rreth 20 tonë kokainë.

 

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?